Edhe pas reduktimit të stafit dhe pozitës në Kosovë, misioni antishqiptar i BE-së në Kosovë, EULEX, do të ketë mision operativ, për akuzat që kanë të bëjnë me Gjykatën Speciale. Nga gjysma e qershorit, ky mision është reduktuar në përbërje, por edhe në mandat. Megjithatë me pajtimin e autoriteteve të Qeverisë së Kosovës, ai do të ruajë disa kompetenca ekzekutive, që ndërlidhen me dëshmitarët, që kanë të bëjnë me Gjykatën, e cila ka juridiksion të ndëshkojë luftëtarët e UÇK-së për kundërvënie regjimit shqiptarë-vrasës të Milosheviqit. Sipas mandatit të ri, misioni i EULEX-it do të bashkëpunojë me Dhomat e Specializuara dhe me Zyrën e prokurorit të specializuar, duke ofruar mbështetje logjistike dhe operative në ndjekjen, arrestimin dhe ndëshkimin e luftëtarëve të UÇK-së, për shkak se ata kanë luftuar kundër një regjimi fashist, në përpjekje për çlirimin e vendit.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …