EULEX-it i kërkuam një mandat për bastisjen, po nuk na dhënë, asnjë sqarim thotë, Sevdije Krasniqi, bashkëshortja e Jakup Krasniqit

EULEX-it i kërkuam një mandat për bastisjen, po nuk na dhanë, asnjë sqarim thotë, Sevdije Krasniqi, bashkëshortja e Jakup Krasniqit

Në një prononcim për Radion-Kosova e Lirë dhe TV-Dielli, Sevdije Krasniqi, bashkëshortja e Jakup Krasniqit, i cili po mbahet i veçuar në një dhomë të shtëpisë së tij në Prishtinë nga policia e EULEXit ka deklaruar:

 Sot rreth orës 6 të mëngjesit vajza, Gresa na lajmëroi se ishim te rrethuar nga pjesëtarë të policisë së EULEX-it. Është tejet shqetësuese dhe e papranueshme që ish zëdhënësi i UÇK-së të përgjigjet për luftën e pastër çlirimtare. Neve na janë shkelur të drejtat themelore të lirisë, ne nuk kemi të drejtë te dalim nga salloni, ku na kanë ngujuar nga ora 5 e gjysmë mëngjes. Komunikimin me Jakupin e kemi të ndaluar nga ora 6 ne jemi në një gjendje të rëndë. Deri tani vetëm një dhomë e kanë kontrolluar. Unë me tri vajzat jemi në sallon, ndërsa Jakupi me djalin Altinin janë në katin e dytë të shtëpisë. Është në prezencën e pjesëtarëve të Tribunalit të Hagës. Ne kërkuam një mandat nga ta por absolut nuk na kanë dhënë, asnjë sqarim ka thënë në fund të prononcimit Sevdije Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …