EULEX-i

EULEX- mision i arbitrar dhe shpërfillës i Qeverisë së Kosovës

Takimet në nivelet e larta të Qeverisë së Kosovës dhe EULEX-it po vazhdojnë me qëllim për të gjetur një zgjidhje, meqë misioni të BE-së në vendin tonë  i skadon afati i dytë dyvjeçar në rolin e protektorit të Kosovës, edhe pse në gjuhën diplomatike thuhet se është mision për sundimin e ligjit. Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi priti në takim shefin e Operacioneve Civile të Bashkimit Evropian, Kenneth Dean, shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar dhe shefin e Misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, Gabrielle Meucci. Në këtë takim, ministri Kuçi ka qenë i shoqëruar nga kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, kryesuesi i Këshillit Gjyqësorë të Kosovës, Nehat Idrizi dhe nga kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj. Sipas një njoftimi të Ministrisë së Drejtsisë, gjatë këtij takimi, përfaqësuesit nga të dyja anët kanë prezantuar pozicionet e tyre lidhur me të ardhmen e mandatit të EULEX-it në Kosovë. “Takimet e kësaj natyre pritet të vazhdojnë edhe nesër me krerët më të lartë shtetëror”, thuhet në njoftim. EULEX-i nuk e pranon pavarësinë e Kosovës, e njeh autoritetin e Serbisë mbi vendin tonë dhe nuk i jep asnjë përgjegjësi organeve tona shtetërore. Ky mision është institucion paralel i Beogradit në Kosovë dhe tërë veprimtaria e tij e zezë ka të bëjë gjuajtje shtrigash, me akuza drejtuar luftëtarëve të lirisë së Kosovës dhe asnjë akuzë kundër regjimit kriminal dhe fashist të Serbisë së kohës së Milosheviqit.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …