Burgu i Dubravës

EULEX-i nis spektaklin e arrestimeve, bastis edhe të burgosurit në Dubravë

Mes bujës dhe spektaklit medial, Policia e EULEX-it bashkë me Policinë e Kosovës ka nisur në mëngjesin e sotëm një aksion të gjerë në kërkim të disa personave. Bastisjet pos në Prishtinë janë zhvilluar edhe në disa lokacione të tjera gjithandej Kosovës. Bastisje janë zhvilluar edhe në shtëpinë e deputetit të PDK-së, Azem Syla, por ky i fundit nuk gjendej aty. Forca të shumta policore kanë bastisur edhe shtëpinë e Shpresim Ukës në lagjen Arbëria në Prishtinë, pavarësisht se ky është duke e vuajtur dënimin në burgun e Gërdovcit. Për të qenë spektakli edhe më i madh, EULEX-i bashkë me njësitë speciale të Policisë kanë bastisur edhe Shaban Sylën, i cili ndodhet në burgun e Dubravës. Zyrtarë të EULEX-it vetëm kanë konfirmuar aksionin por nuk kanë dhënë shpjegime më të hollësishme për arsyet e këtij aksioni në shkallë të gjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …