Azem Sylës i ndërpritet masa e arrestit shtëpiak

EULEX-it do t’i ngelë në fyt gjykimi kundër Azem Sylës dhe 38 të akuzuarve

EULEX-i, për shkak të skadimit të mandatit, apo edhe për ndonjë arsye tjetër, e cila nuk po publikohet, nuk do të arrijë të përfundojë procesin e improvizuar gjyqësor kundër Azem Sylës, dhe 38 të akuzuarve të tjerë për krim të organizuar në rastin e quajtur  “Toka”, për shkak se në qershor të këtij viti do t`i përfundojë mandati, kurse procesi gjyqësor nuk do të rifillojë për shumë kohë, pasi që është tërhequr njëra nga anëtaret e trupit gjykues. Burime të medieve të afërta dhe të besueshme të EULEX-it kanë bërë të ditur se Nora Bllaca është gjyqtarja vendore e tërhequr, pasi që tanimë është emëruar në Gjykatë të Apelit, duke e humbur të drejtën për të vazhduar pjesëmarrjen në këtë gjykim. EULEX-i i ka dërguar një letër Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe i ka kërkuar që t`i lejohet  Nora Bllacës të marrë pjesë në gjykim, por kjo nuk do të ndodh.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …