Monika Kryemadhi

EuReporter: Deputetja, Monika Kryemadhi, bashkëshortja e Ilir Metës është financuar me para ruse

Deputetja, Monika Kryemadhi, bashkëshortja e Ilir Metës, ish kryetarja e ish LSI-së,  është financuar me para ruse. Disa transferta janë bërë publike, të cilat vërtetojnë se Kryemadhi ka marrë një sërë pagesash në vitin 2017 nga kompani offshore, që pas tyre qëndrojnë biznesmenë rusë të naftës. Faksimilet e transfertave janë publikuar nga media e huaj, EuReporter. Sipas transfertave, Monika Kryemadhi ka bërë një pagesë për një kompani offshore, Vradus Holdings, pas së cilës qëndronte Vitaly Savvin, një biznesmen rus në tregun e naftës. Gazeta Forbes ka zbuluar se Vitaly Savvin ka qenë një ndër donatorët më të mëdhenj të presidentit rus Vladimir Putin.

Kontrolloni gjithashtu

Deputeti Altin Krasniqi kritikon Albin Kurtin për mosdorëheqje pas mandati

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Altin Krasniqi, ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë, Albin …