Komisioni për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian ka zhvilluar një debat mbi sulmin terrorist në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit në Zubin Potok. Euro-deputetët kanë shprehur shqetësime mbi ndikimin destabilizues të këtyre sulmeve në Kosovë dhe kanë kërkuar një hetim të pavarur ndërkombëtar për të zbardhur rastin. David Mek Allister, kryetar i komisionit, dënoi ashpër sulmet, duke theksuar se akte të tilla përkeqësojnë stabilitetin në Kosovë dhe rajon. Mihael Gahler, eurodeputet gjerman, kërkoi prova më bindëse për të mbështetur pretendimet mbi përfshirjen e autoriteteve serbe në sulmin e fundit. Naço Sánçez Amor, eurodeputet spanjoll, ofroi solidaritet me Kosovën, por theksoi se pretendimet për përfshirje nga Serbia kërkojnë më shumë dëshmi për t’u marrë seriozisht. Thomas Waitz, euro deputet austriak, sugjeroi që Serbia duhet të përfshihet në mënyrë transparente në një hetim ndërkombëtar dhe të tregojë gatishmëri për të luftuar grupet ekstremiste që operojnë në territorin e saj.
Kontrolloni gjithashtu
Astrit Gashi: KQZ-ja nuk duhet të bjerë në kurthin e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, duke lejuar votimin jashtë Kosovës
Analisti, Astrit Gashi, thotë se në asnjë mënyrë nuk duhet të lejohet votimi jashtë Kosovës, …