Euro-deputeti austriak, Lukas Mandl, iu ka bashkuar reagimit të kongresistit amerikan, Riçi Torres, ndaj një deklarate kundër shtetit të Kosovës të zonjës, Kingsley Wilson, e cila në Adminsitratën e Donald Trump mori postin zëvendëssekretare e Shtypit në Departamentin amerikan e Mbrojtjes. Zyrtarja Wilson në një postim të vitit 2023 kishte shkruar kundër shtetit të Kosovës, duke përdorur sloganin e Trumpit në fushatë. Unë përgëzoj dhe vlerësoj qëndrimin e qartë të kongresistit Ritchie Torres në anën tjetër të Atlantikut. Shteti më i ri i Evropës, që ka origjinën në një popullsi të lashtë të vjetër dhe një kushtetutë moderne që është shembull për bashkëjetesën paqësore të etnive dhe feve, nuk do të zhduket”, ka shkruar Lukas Mandl.
