Parlamenti Evropian do t’i jap përkrahje të plotë Kosovës kur rekomandimi për liberalizimin e vizave të dërgohet në këtë institucion. Sipas nënkryetares të Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek klasa politike në Kosovë bashkë me shoqërinë civile duhet të bëjë përpjekje që t’I bind vendet hezituese në Këshillin e Evropës. Gjatë një interviste për të përditshmen ‘Zëri’, ajo ka thënë se Kosova do të jetë së shpejti pjesë e të gjitha organeve të OKB-së. Lunaeck ka përsëritur se Serbia nuk do të ketë ardhme në BE pa njohjen e Kosovës.
