Deputetët e Parlamentit Evropian kanë kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të tërhiqen forcat e Policisë së Kosovës, çdo njësi ushtarake si dhe barrikadat e vendosura nga serbët me mjete të rënda në pikëkalimet kufitare mes dy vendeve, në Jarinjë dhe në Bërnjak. Serbia dhe Kosova duhet të gjejnë urgjentisht një zgjidhje paqësore dhe të qëndrueshme në mënyrë që të garantojnë sigurinë dhe mbrojtjen e të gjithë qytetarëve”, thuhet në deklaratën e Komisionit të Parlamentit Evropian për Punë të Jashtme. Po ashtu është kërkuar që të ndalen, retorika nxitëse dhe provokimet. Më tej theksohet se “normalizimi i marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës është parakusht për pranimin në BE të të dyja vendeve, dhe është gjithashtu thelbësor për të siguruar stabilitet dhe prosperitet në rajon dhe më gjerë”.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …