Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka ripërsëritur qëndrimet e tij përballë BE-së lidhur me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Në një intervistë për Telegrafin, Mandl tha se liberalizimin e vizave e meritojnë populli i Kosovës, pasi ka kohë që janë përmbushur të gjitha kriteret e nevojshme. Ai shtoi se vlerëson shumë durimin që kanë shumë njerëz në Kosovë, për tërë këtë pritje që të udhëtojnë pa viza drejt Evropës. Unë jam duke punuar shumë në këtë çështje por ka edhe kolegë nga vende të ndryshme evropiane që janë duke punuar po ashtu shumë në këtë drejtim. Unë pothuajse kam humbur durimin dhe e vlerësoj durimin që kanë shumë njerëz në Kosovë sepse është stërzgjatur kjo çështje. Liberalizimin e vizave e meriton populli i Kosovës. Mandl theksoi ai vazhdimisht ka dhënë kontributin e tij për këtë çështje por shtoi se janë vetëm disa shtete anëtare të cilat akoma nuk janë bindur plotësisht për këtë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …