Eurodeputeti Lukas Mandl nga Austria ka shprehur qëndrimin e tij të qartë se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të ndodhë pa kushte shtesë. Ai theksoi se çështja e Asociacionit nuk duhet të lidhet me procesin e anëtarësimit në KiE. Mandl bëri thirrje për të mos vendosur kushte shtesë për anëtarësimin e Kosovës në KiE, duke vlerësuar se kjo duhet të jetë një proces i qartë dhe i shpejtë. Ai gjithashtu shprehu shqetësimin e tij për deklaratat e fundit të Serbisë, duke e konsideruar se largimi i Serbisë nga Këshilli i Evropës do të ishte për keqardhje për qytetarët serbë. Serbia është e lirë të largohet, por kjo do të ishte për keqardhje për qytetarët serbë. Herë pas herë Qeveria Serbia me këtë sjellje agresive ndaj Kosovës dhe përgjithësisht ndaj vlerave evropiane, në radhë të parë dëmton mundësitë e vet njerëzve të Serbisë dhe nëse Serbia vendos të largohet nga Këshilli i Evropës do të ishte për të ardhur keq, por në radhë të parë për qytetarët serbë”, ka deklaruar Mandl.
