Lukas Mandl

Lukas Mandl: Kosova ka paguar me gjak  për lirinë e saj, BE dhe SHBA kanë ndihmuar vendin që të fitojë pavarësinë

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, përkrahës i  njehur i pavarësisë së Kosovës sa i përket rrugës së integrimeve evropiane dhe procesit të liberalizimit të vizave, ka folur sot në Parlamentin Evropian ku u diskutua  Raporti për Kosovën. Mandl ka thënë se të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor janë të rëndësishme për të ardhmen e Evropës, por që ai do të flasë vetëm për Kosovën. Kosova ka paguar me gjak  për lirinë e saj. BE dhe Amerika  kanë ndihmuar vendin që të fitojë pavarësinë. Ky vend është bërë demokratik dheka sundim të ligjit. Po sundimi i ligjit duhet të përmirësohet, por ata kanë një Kushtetutë të fuqishme”, ka thënë Mandl. Premtimi për viza për Kosovën nuk është mbajtur dhe se mesazhi i përçuar në  Parlamentin Evropian do të jetë shumë i rëndësishëm. “Ky vend është njohur nga më shumë se 100 shtete përfshirë këtu edhe Izraelin. Ky vend është vendi i vetëm i Ballkanit Perëndimor që nuk gëzon lirinë e lëvizjes pa viza. Këtij vendi i janë bërë premtime për këtë, të cilat s’janë mbajtur. Kjo ka ndodhur me Republikën e Kosovës. Por populli i Kosovës e mbështet integrimin në BE, më shumë se të gjitha vendet tjera të Ballkanit Perëndimor, ka thënë në fjalimin e tij, me një ton ankimi,  Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl.

 

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …