leoni

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka theksuar se Serbia duhet të vendosë mes Brukselit dhe Moskës

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka theksuar se ka ardhur koha që Serbia të përcaktojë se në cilën anë ndodhet, midis Bashkimit Evropian dhe aleatëve të saj, Rusisë dhe Kinës. Ai shpreh shqetësim për politikën e jashtme të Serbisë, e cila duket se përpiqet të ruajë raporte të ngushta me Moskën dhe Pekinin, ndërkohë që pret të mbajë marrëdhënie partneriteti me Bashkimin Evropian. Reuten është veçanërisht i shqetësuar për vizitat e krerëve të lartë serbë në Moskë, përfshirë takimet me presidentin rus, Vladimir Putin. Ai e vlerëson të ardhmen e Serbisë brenda Bashkimit Evropian, por thekson se mesazhet e përziera nga Beogradi krijojnë konfuzion dhe pasiguri. “Kur janë në Bruksel, ata thonë se janë partnerë me ne, por njëkohësisht ruajnë miqësi të fortë me Kinën dhe Rusinë. Besoj se tani ka ardhur koha që Serbia të vendos se në cilën anë. Reuten paralajmëron se nëse Serbia vazhdon të veprojë në këtë mënyrë, Bashkimi Evropian do të duhet të adoptojë një qasje më të ashpër ndaj saj.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, reagoi pas udhëtimit të Kurtit në Forumin Ekonomik të Austrisë

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti pas lajmit …