Eurodeputeti, Manfred Ueber ka bërë thirrje për më shumë solidaritet evropian në akomodimin e refugjatëve ukrainas. Udhëheqësi i Partisë Popullore Evropiane (EPP) në Parlamentin Evropian, Manfred Weber ka tërhequr vërejtjen se nëse më shumë ukrainas detyrohen të ikin gjatë dimrit për shkak të bombardimeve ruse dhe sulmeve, atëherë Evropa Perëndimore duhet të marrë më shumë përgjegjësi. Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, afër tetë milionë banorë nga Ukraina kanë kërkuar deri më tani mbrojtje jashtë vendit për shkak të luftës që filloi më 24 shkurt. Shtetet që kanë pranuar më shumë refugjat nga Ukraina janë Polonia, që ka strehuar rreth një milion e 500 mijë refugjatë dhe Gjermania që ka pranuar rreth një milion.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …