Deputetja e Parlamentit Evropian nga Partia Laburiste, Julie Ward, që udhëhiqet nga Jeremy Corbyn, ka ardhur në Kosovë bashkë me vëzhgues të tjerë nga BE-ja dhe është gëzuar me faktin që ka parë shumë të rinj pranë kutive të votimit. Megjithatë, në Kosovë, asaj i intereson një çështje më shumë se të tjerat: trajtimi i grave që kanë qenë viktimë e dhunës seksuale në luftën e fundit. Lidhur me implementimin e Ligjit që rregullon kompensimin e viktimave të dhunës seksuale, ajo kishte gati një letër për kuvendin e shpërbërë, të cilën do ta adresojë në momentin e konstituimit të kuvendit të ardhshëm. Ward, në Parlamentin Evropian, ndër të tjera, është pjesë e delegacionit për relacionet me Bosnjë e Hercegovinën dhe Kosovën dhe komitetin për të drejtat e grave dhe barazi gjinore. Ajo mban kontakte të vazhdueshme me organizatat e këtij profili në Kosovë dhe premton se edhe për 2 vjetët e mbetur të mandatit të saj si eurodeputete, do të ngritë zërin sa herë që të këtë mundësi për këto çështje.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …