Tanja Fajon

Eurodeputetja Tanja Fajon thotë se liberalizimi i vizave varet nga Kosova

Eurodeputetja nga Sllovenia, Tanja Fajon ka shfaqur mendimin e saj se liberalizimi i vizave varet nga Kosova. Ajo është cituar të ketë deklaruar se pa miratimin e Marrëveshjes së Demarkacionit të Kufirit me Malin e Zi dhe pa luftimin e korrupsionit s’ka liberalizim të vizave për Kosovën me Bashkimin Evropian. Eurodeputetja, Tanja Fajon ka shtuar më tutje se me votën e fundit në LIBE Parlamenti Evropian i ka dërguar mesazhe të qarta lidershipit kosovar se ata janë seriozë rreth liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Tani topi është në fushën e Kosovës. Vota e së hënës është jashtëzakonisht e rëndësishme. Komiteti përgjegjës në Parlamentin Evropian ka miratuar raportin tim për liberalizim të vizave për Kosovën. Ne i kemi dërguar një mesazh të qartë Kosovës që jemi të përkushtuar në këtë proces, është cituar të ketë deklaruar eurodeputetja, Tanja Fajon.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri

Lutfi Haziri akuzon Vetëvendosjen për bllokim të qëllimshëm të konstituimit të Kuvendit

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për …