Eurodeputetja, Viola von Kramon ka vënë në pah diskriminimin e vazhdueshëm të shqiptarëve në Kosovën Lindore. Ajo ka shkruar se është dokumentuar mjaftë mirë, sidomos për dekadën e fundit se komuniteti shqiptar po përballet me forma të ndryshme të diskriminimit dhe se kjo dukuri duhet të marr fund. Në letrën që ia ka dërguar kryeministrit serb, Millosh Vuçeviq, ministrit të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave, Tomislav Zigmanov dhe ministres së Administratës Publike, Jelena Zariç Kovadeviq, eurodeputetja, Viola von Kramon se është “e dokumentuar mirë, veçanërisht në dekadën e fundit, se minoriteti shqiptar vazhdon të përballet me forma të ndryshme diskriminimi, duke përfshirë të ashtuquajturin ‘pasivizim’, aksesin e kufizuar në arsim, mundësitë e punësimit dhe kujdesin e duhur shëndetësor. Me shqetësim të thellë po ju shkruajmë për gjendjen e pakicës shqiptare në jug të Serbisë, përkatësisht në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Konçulit në vitin 2001, ka pasur angazhime për adresimin e ankesave dhe përmirësimin e kushteve të minoritetit shqiptar në këtë rajon. Është thelbësore që këto marrëveshje jo vetëm të njihen, por të zbatohen plotësisht për të garantuar të drejtat dhe mbrojtjen e minoritetit Shqiptar” thuhet nëmës tjerash në letrën e eurodeputetes, Viola von Kramon.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …