Viola von Cramon

Eurodeputetja von Cramon ka kërkuar që sulmuesit ndaj policisë të vihen para drejtësisë

Kundër sulmit të armatosur kundër Policisë së Kosovës ka reaguar edhe euro deputetja dhe raportuesja për vendin tonë në Parlamentin e Evropës, Viola von Kramon. Ajo ka kërkuar që sulmuesit ndaj policisë të vihen para drejtësisë dhe ka shfaqur solidaritetin me popullin e Kosovës. “Sulmi i orkestruar ndaj forcave legjitime të policisë është absolutisht i papranueshëm, autorët e të cilit duhet të sillen para drejtësisë. Nevojitet de-përshkallëzimi i menjëhershëm duke përfshirë vendosjen dhe përforcimin e fuqishëm të KFOR-it në të gjithë veriun e Kosovës. Prandaj, unë u bëj thirrje të gjithë aktorëve që të bindin njerëzit e armatosur në manastirin e Banjskës që të lënë armët dhe dorëzohen pa vonesë të mëtejshme. Unë mirëpres në këtë aspekt masat e kujdesshme dhe deskaluese të qeverisë së Kosovës sot, duke shpresuar që të gjithë të qëndrojnë të qetë në çdo pjesë të Kosovës.  I shpreh ngushëllimet e mia në emër të Parlamentit Evropian, familjes së policit të Kosovës të vrarë sot në detyrë dhe sinqerisht shpreson në shërimin sa më të shpejtë të të lënduarve”, ka shkruar eurodeputetja, Viola von Kramon.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …