leoni

“EuroFood” në Xërxë, shembull frymëzimi për suksesin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi me bashkëpunëtorët e tij, gjatë ditës së premtë ka vizituar ndërmarrjen prodhuese “Eurofood” në Xërxë ku është pritur nga pronari i kësaj kompanie, Daut Ese.

Në një kohë kur zhvillimi ekonomik i rajonit është më i nevojshëm se kurrë, “EuroFood” në Xërxë është një shembull frymëzimi për suksesin e mundshëm kur vizioni dhe përkushtimi i një sipërmarrësi takohen me mundësitë që ofron tregu. Kompania, e udhëhequr nga pronari Daut Ese, ka krijuar një model të përpunimit të produkteve bujqësore dhe prodhimit të ushqimeve.

“EuroFood” është një shtyllë e rëndësishme e zhvillimit ekonomik në komunën tonë, me ndikim dhe identitet të qartë dhe në shkallë vendi, ku punojnë mbi 40 gra nga Rahoveci dhe fshatrat përreth, e cila operon në Xërxë nga viti 2012, duke eksportuar 30% të prodhimeve të saj në 15 shtete të Evropës, ka shkruar në postimin e tij në facebook, kryetari i Rahovecit Smajl Latifi.

Gjatë viteve 2023/2024, kompania ka bërë hapa të mëdhenj në ngritjen e kapaciteteve, në pajisje të reja, në ndarjen e sektorëve, në digjitalizimin e pajisjeve dhe ngritjen e kapaciteteve, duke siguruar cilësi dhe efikasitet në çdo aspekt të veprimtarisë së saj.

Faleminderit pronarit Daut Ese për mikpritjen. Uroj që “EuroFood” të vazhdojë të rritet dhe të arrijë suksese tjera të mëdha!

Kontrolloni gjithashtu

Shtyhet deri më 20 janar afati i raportimit të aktiviteteve të projekteve për subvencione

Pas kërkesës së shumë OJQ-ve dhe Komisionit për pranimin e raporteve nga OJQ-të se ka …