leoni

Eurokrati, Çollaku e di më mirë se Zhbogar për liberalizimin e vizave

Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës po e përmbyllin
vitin me premtime për liberalizim të vizave. Ndonëse realisht vendi nuk do të përfitonte
zhvillim ekonomik, përveç lëvizjes së lirë të atyre që kanë para, Qeveria e ka
kthyer në prioritet mbi prioritete heqjen e vizave, duke paguar çdo lloj çmimi.
Ministri i Integrimit, Bekim Çollaku, ka gjetur kohë t’i kundërpërgjigjet
deklaratës së përfaqësuesit të BE-së, Samuel Zhbogar, i cili kishte thënë se
nuk e di nëse qytetarët e Kosovës mund të lëvizin lirshëm gjatë vitit të ardhshëm.
Në një konferencë për medie, ministri Çollaku ka vlerësuar se deklarata e
Zhbogarit është e parëndësishme, pasi që liberalizimi i vizave nuk varet nga
ai. Sipas tij, Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet, prandaj raporti i djeshëm
i Komisionit Evropian do të jetë i fundit. Sa i përket kriterit të Demarkacioni
me Malin e Zi, ai tha se ai është kriter monitorues. Ndërsa, për çështjen e
luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, Çollaku tha se kjo është
çështje që nuk përfundon me kriterin e liberalizimit të vizave. 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur rreth marrëdhënieve të tensionuara mes Vjosa Osmanit e Albin Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur lidhur me marrëdhëniet e  tensionuara mes presidentes …