Everts: Dhuna qenë në kurriz të shqiptarëve, para e në luftë, ata janë viktimat por Serbia e Rusia duan rishkrim të historisë

Everts: Dhuna ka qenë në kurriz të shqiptarëve, para e në luftë, ata janë viktimat por Serbia e Rusia duan rishkrim të historisë

Ish-shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë për periudhën 1999-2001, Daan Everts, ka thënë se gjatë luftës në Kosovë shqiptarët janë viktima. Ai është shprehur se përpjekja për barazimin e asaj që ka bërë Serbia me disa veprime hakmarrëse nga shqiptarët është gabim. “Masakrat, dhuna që ka dominuar në këtë luftë, po na kthen prapa dhe qindra vite më parë në dhunën mes serbëve dhe shqiptarëve. Nuk kam dyshim që dhuna ka qenë në kurriz të shqiptarëve. Ata janë viktimat. Gjatë luftës dhe para luftës ka pasur shumë dhunë të ushtruar ndaj shqiptarëve të Kosovës. Ne e dimë rolin e Arkanit. Po ashtu e dimë edhe se sa njerëz kanë vdekur që kanë qenë të torturuar dhe që ka pasur dhunime masive nga ana e serbëve, nuk ka asnjë mohim këtu. Nga ana tjetër, ka pasur veprime hakmarrëse nga ana e shqiptarëve, por nuk ka barazi”, ka thënë ai. Everts ka pasur kritika për qasjen e Gjykatës Speciale në raport me  Thaçin dhe Veseli. Ai ka theksuar se Serbia dhe Rusia duket se po bëjnë punën e tyre në kuadër të përpjekjes për rishkrimin e historisë.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …