Kryeshefi ekzekutiv i KOSTT-it, Evetar Zeqiri, gjatë një prononcimi për medie, ku fliste për problemet aktuale me rrymën dhe terrin që e kapluar vendin, dha një deklaratë naive, skandaloze pas një takimit që kishte mbajtur me ministren Artane Rizvanolli. Ai tha se sistemi elektroenergjetik po përballet me ngarkesë të jashtëzakonshme sepse jemi rritur shumë ekonomikisht, duke lënë të kuptohet se nëse rritemi më shumë nuk do të kemi fare rrymë. Kjo deklaratë naive, prepotente, anakronike, pse jo edhe çoroditëse, ka ngjallur reagime të shumta, sidomos në rajonet ku ka deri në shtatë orë reduktime në ditë.
Kontrolloni gjithashtu
Daut Haradinaj: Kosova do të ndriçojë, mafia energjetike do të përballet me drejtësinë
Daut Haradinaj, anëtar i kryesisë së AAK-së, dhe kandidat për deputet, ka kritikuar menaxhimin aktual …