Evi Kokalari, po përpiqet për të mundësuar një takim midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Richard Grenelit

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, ka bërë të ditur  përpjekjet e saj për të mundësuar një takim midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe ish-emisarit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell. Kokalari thekson rëndësinë e ndërtimit të dialogut me z,  Grenell, veçanërisht në kontekstin e zgjedhjeve të ardhshme në SHBA, ku Donald Trump është kandidat për president. Sipas Trump nuk ka asgjë kundër shqiptarëve të Kosovës, por ajo thotë se shqiptarët duhet të kenë kujdes që të ndërtojnë dialog me administratën potenciale të Trump-it. “Nuk besoj që Kurti ka tjetër zgjidhje, unë jam munduar që të shikojë mundësinë e Albin Kurtit që të takohet me Richard Grenell. Kam dashur që këtë të takohen, në këto katërt muajt e fundit. Personat që ishin afër Kurtit nuk më kthyen përgjigje fare. Ndërtimi i dialogut është i paevitueshëm për Kurtin, nëse ai dëshiron të ruajë marrëdhëniet pozitive me Amerikën tha zonja Kokalari.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Robert Lansing, përmes një analize trajton manovrat e kryetarit serb, Vuçiq, për të destabilizuar Kosovën

Instituti Robert Lansing, analizoi manovrat politike  presidentit serb, Vuçiq, për të destabilizuar Kosovën, veçanërisht përmes …