Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës në Kosovë, ka evidentuar rreth 100 ambiente të krimit të dhunës seksuale që janë kryer nga forcat kriminale serbe gjatë periudhës së luftës, në vendin tonë. Në këtë institut thonë se projekti për identifikim e lokacioneve ku forcat serbe kanë kryer krime me elemente të dhunës seksuale është duke vazhduar. Ilir Ulaj, bashkëpunëtor i këtij instituti, tha për Radion Evropa e Lirë se në bashkëpunim edhe me organizatat e ndryshme joqeveritare po punohet në ketë drejtim. “Në gjithë territorin e Republikës së Kosovës janë identifikuar gjithsej 99 lokacione, ku forcat serbe kanë kryer krime me elemente të dhunës seksuale. Kurse, gjashtë lokacione të tjera janë në proces të identifikimit”. “Kjo punë deri tash është arritur falë bashkëpunimit me veprimtarë të organizatave, që janë marrë me ketë lloj krimi, po ashtu edhe nga publikimet e ndryshme”, tha Ulaj. Identifikimi i lokacioneve në nivel vendi ku janë kryer dhunimet e serbëve ndaj femrave shqiptare gjatë luftës, vende dhe dëshmitë e masakrave dhe çështja e të zhdukurve, janë disa nga projektet në të cilat merret Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …