Komiteti i Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian votoi me 66 vota pro, 4 kundër dhe 3 abstenime raportin e zonjës, Isabel Santos mbi vlerësimin e Komisionit Europian për progresin e Shqipërisë në integrimin europian gjatë vitit 2021. Në raport, eurodeputetët vlerësojnë angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për integrimin europian dhe shprehin mbështetje e qartë për transformimin demokratik të vendit dhe aspiratën për anëtarësim në BE. Eurodeputetët shprehën keqardhjen për dështimin e hapjes së negociatave të vonuara të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke theksuar solidaritetin e plotë me qytetarët e këtyre vendeve. Ky dështim, sipas tyre, minon qëndrimet e publikut ndaj BE-së dhe përbën një rrezik serioz për politikën e zgjerimit të BE-së në tërësi. Eurodeputetët theksojnë se të dyja vendet kanë plotësuar kushtet e vendosura nga Këshilli Evropian.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …