Gjermania po planifikon të dërgojë 2700 raketa të tjera kundërajrore në Ukrainë. Berlini zyrtar ka ndryshuar politikën e vet ushtarake, pasi në të kaluarën ka kufizuar eksportin e armëve të saj në konflikte. Raketat tokë-ajër “Strela”, të cilat dikur i përkisnin arsenalit të vjetër të Ushtrisë Popullore Kombëtare të Gjermanisë Lindore të kontrolluar nga sovjetikët, janë miratuar për eksport nga ministria ekonomike e Gjermanisë, por ende presin miratimin zyrtar Këshilli Federal i Sigurisë. Raketat kundërajrore shkojnë në Ukrainë pas dërgimit të 1000 armëve antitank dhe 500 raketa Stinger që qeveria gjermane i dërgoi në javën e kaluar. Qeveria gjermane ka ndezur dritën jeshile për dërgimin e armëve nga Holanda dhe Estonia që dikur i përkisnin Gjermanisë Lindore.
