Evropa njerkë nuk bëhet nënë

Tashmë nuk kanë fije dyshimi se bisedimet e fundit, bisedimet politike  mes Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel,  i ka organizuar dhe i ka trajtuar Bashkimi Evropian, me qëllim për ta ofruar Serbinë në radhët e veta mbi kurriz të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Në këtë drejtim Brukseli ka arritur më shumë  sesa ka parashikuar, falë lëshimeve të një pas njëshme që i kanë bërë zyrtarët tanë, të gjithë tok, pozita dhe opozita  me përjashtim të Lëvizjes Vetëvendosje. Është e ditur historikisht se të huajt gjatë tërë shekujve të ekzistencës së popullit tonë kanë gjetur “masha”, kanë gjetur shqiptarë pro bizantinë, pro turq, pro sllavë, pro fashistë pro serbë e pse të mos gjejnë edhe pro evropianë. Tekefundit, nuk jemi ne populli i vetëm që u kemi dhënë njerëz të gjitha perandorive e sunduesve shekullorë. Ky ka qenë dhe po mbetet fati tragjik i popujve të shtypur, të ndarë, të keqtrajtuar e të nëpërkëmbur. Të tillë jemi ne, përderisa shumica prej nesh pranojmë të jetojmë të ndarë e të përçarë.

 

Po ashtu është fare e qartë, se Beogradi zyrtar gjatë këtyre 14 viteve pas luftës, me mbështetjen e fuqishme të qarqeve pro serbe, nga shumica dërrmuese  shteteve të Evropës, e ka mbajtur dhe po e mbanë peng lirinë dhe pavarësinë tonë. Arsyeja, pse vendet evropiane po bëjnë përpjekje ta rehabilitojnë Serbinë dhe ta bëjnë anëtare të Unionit, nuk bëhet me qëllim për ta shkëputur politikën serbe nga Kremlini, sikur spekulohet në shumë medie të botës dhe ndër ne, por në radhë të parë po bëhet me qëllim,  për t i larë “mëkatet”  që konsiderojnë se  i kanë bërë këtij shteti sllav të Ballkanit me rastin e pjesëmarrjes në  bombardimet e  NATO-s kundër regjimit fashist të Milosheviqit, prej 24 marsit deri më 10 qershor të vitit 1999. Përpjekjet e pareshtura të Brukselit për ta kthyer prapa historinë, për ta shfajësuar Serbinë, dhe për t’ia ngopur orekset hegjemoniste-fashiste të saj mbi kurriz të Kosovës, nuk janë vetëm përpjekje të një segmenti të politikës zyrtare të Brukselit, por janë pjesë e politikës konstante të BE-së kundër integrimit të shqiptarëve në Evropë, për shkak të identitetit të tyre specifik kombëtar e fetar.

 

Brukseli zyrtar me lëshimet që i ka bërë dhe po i bën Beogradit mbi kurriz të Kosovës, po i shkel normat elementare njerëzore e kombëtare të shqiptarëve, me qëllim për ta joshur Serbinë dhe me qëllim që e ardhmja e Kosovës të mbetet në mëshirë të saj. Kjo dëshmohet me faktin se  asnjë shtet i Evropës deri tani nuk ka kërkuar nga Serbia që ta njohë zyrtarisht shtetin e Kosovës, por të gjitha shtetet janë mjaftuar me kryeneçësinë fashistoide të Serbisë, e cila e konfirmon dhjetëra herë në ditë se kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e shtetit tonë.

Brukseli zyrtar nuk i ka lejuar autoritetet e vendit tonë  t’i kushtëzojë bisedimet me Serbinë me njohjen paraprake të pavarësisë. Pikërisht ky pozicion politik, i proklamuar si asnjëherë më parë, lë për të kuptuar se BE-ja nuk e ka fare problem njohjen e  pavarësisë së Kosovës nga Serbia,  as nga pesë shtetet e saj anëtare, por e ka hallin e ruajtjes së status-quosë, shtypjes dhe diskreditimit të shqiptarëve, getos së vetme të BE-së, e cila në njëfarë mënyre jo vetëm virtuale na përkujton “getot” e Evropës së palavdishme gjatë tërë historisë, që nga kryqëzatat,  ndjekjen dhe shfarosjen fizike të mendimtarëve të lirë, ndezjen në turrë të druve të miliona heretikëve, Gjuajtjen e Shtrigave, Inkuizicionin e “famshëm” e deri te “holokaustet” e Rajhut të Tretë evropian, gjerman, apo krejt një.

 

Natyrisht se ekziston edhe Evropa tjetër, përkrahësja e humanizmit njerëzor, pjesa e saj në Mbretërinë e Bashkuar të kohës së  Toni Blerit, e cila për një çast shndriti humanizëm, mori qëndrim dhe iu bashkua forcave ajrore të NATO-s  për ta ndëshkuar barbarinë serbe, të cilën edhe e ndëshkoi, përkundër vullnetit të ndrydhur, po thuajse të  të gjitha shteteve të tjera evropiane. Shqiptarët në Kosovë nuk do ta harrojnë kurrë këtë faqe të ndritur të qytetërimit evropian, të cilit i përkasin qysh prej kohës kur dihet për Kontinentin. Shqiptarët liridashës të vendit tonë kurrë nuk do ta harrojnë as politikën aktuale krejtësisht pro serbe të Brukselit zyrtar. Kjo politikë e ka trimëruar Serbinë tejmase dhe ajo nuk do të ndalet me kaq. Serbët, popull i njohur për invadim, shkatërrim, teknikë e taktikë të trashëguar historike të tokës së djegur, popull që ka ushtruar gjenocid mbi kroatët myslimanët, boshnjakët, hungarezët, hebrenjtë, turqit, popull që nuk është  liruar as mund të lirohet nga sadizmi  gjenetik, nga urrejtja racore dhe mungesa totale e tolerancës njerëzore. Të tillë janë serbët, të tillët po e udhëheqin Serbinë e sotme, partizanët e Milosheviqit dhe vojvodët e Sheshelit, krahu më fashist në historinë e Serbisë në 100 vitet e fundit të ekzistencës së këtij shteti xhandar të Ballkanit, xhandar i caktuar nga Rusia dhe i përkrahur edhe sot e kësaj dite nga shumica e shteteve të  Evropës.

 

Përpjekjet që po i bën Brukseli zyrtar për të “normalizuar” marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe serbëve, duke e detyruar dhe duke i shantazhaur autoritetet e Kosovës, që të pranojnë të gjitha kërkesat e Serbisë, kanë dhënë dhe po japin rezultat. Evropa e baroneshës Ashton, (titull mbase edhe “fisnik” i cili na kujton kohën e kryqëzatave) po arrin të pajtojë dy palët në bisedime, dy kryeministra, njëri serb e tjetri shqiptar,  por kurrë nuk do të arrijë të pajtojë shqiptarët liridashës me serbët hegjemonistë e uzurpatorë. Asnjë marrëveshje e deritanishme mes shqiptarëve dhe serbëve nuk është realizuar deri tani, edhe nëse ajo është arritur në situata të caktuara.

E tillë do të jetë edhe kjo, për implementimin e marrëveshjes, sepse individët, politikanët që humbin kontaktin me popullin, mund edhe të bëjnë pazare mbi kurriz të tij, por zbatimi i atyre pazareve nuk bëhet duke i shkelur të drejtat e një populli të shtypur, e në anën tjetër  duke i favorizuar kërkesat e një populli shtypës, sikur është vepruar gjatë 100 viteve të fundit kundër shqiptarëve.

Ahmet Qeriqi

21. 5. 2013

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …