Exit Poll-i nxjerr fituese të zgjedhjeve parlamentare, Partinë Socialiste të Shqipërisë

Exit Poll-i nxjerr fituese të zgjedhjeve parlamentare, Partinë Socialiste të Shqipërisë

Exit Poll-i dhe IPR Marketing ka nxjerrë fituese Partinë Socialiste në zgjedhjet e sotme parlamentare  në Shqipëri.

Sipas këtij sondazhi, Partia Socialiste do të marrë mes 45 dhe 49 për qind të votave.

Pas kësaj vjen Partia Demokratike me 30-34 për qind, ndërsa e treta mbetet Lëvizja Socialiste për Integrim 11-15 për qind.

PDIU 3-5 për qind.

Sipas Exit Poll-it, në qarkun e Tiranës Partia Socialiste siguron nga 17-19 mandate, Partia Demokratike 11-13 mandate dhe Lëvizja Socialiste Për Integrim nga 2-4 mandate.

Edhe një Exit Poll tjetër ka nxjerrë rezultat të ngjashëm. Sipas të dy Exit Poll-eve PS ka gjasë të arrijë deri në numrin e 72-ulëseve në Kuvendin me 140 ulëse.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …