F. Limaj: Krejt çka mund të bëjnë Kuvendi e Qeveria është të propozojnë ligje e reforma, pasi funksionimi i drejtësisë varet nga ligjet

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka argumentuar se për ta përmirësuar sistemin e drejtësisë në Kosovë, rruga e vetme është rritja e performancës dhe vendosja e meritokracisë në institucionet e drejtësisë. Limaj theksoi se, megjithëse Qeveria dhe Kuvendi mund të propozojnë reforma ligjore dhe të miratojnë ligje të reja, prokurorët dhe gjyqtarët duhet të mbahen përgjegjës për zbatimin e tyre efektiv. Ai vuri në dukje se nëse ligjet nuk zbatohen në kohë, duhet të ketë sanksione për përgjegjësinë e tyre. “Krejt çka mund të bëjnë Parlamenti dhe Qeveria është të propozojnë ligje e reforma, sepse funksionimi i drejtësisë varet nga ligjet. Nëse një ligj nuk zbatohet si duhet, duhet të sanksionohet përgjegjësi. Zyrtarisht, rruga e vetme për ta reformuar është rritja e performancës. Prokurorët që nuk funksionojnë brenda afateve të parashikuara, duhet sanksionuar. Ligjet duhet ta parashohin këtë, jo pse dikush e dëshiron, por sepse është e domosdoshme”, tha Fatmir Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Postimi i ministres së jashtme, Donika Shvarc për raketat në Poloni, ka ngjallur reagime të shumta

Donika Schwarz duke e dështuar diplomacinë e bashkë me Kurtin duke e vënë vendin edhe nën sanksione, merret me fyerje

Minister-zeza Donika Schwarz, në fushatën e saj si kandidate për deputete në listën e Lëvizjes …