leoni

Fatmir Limaj

F. Limaj: Zërin e lirisë së Kosovës, Jakup Krasniqin, e kemi në Hagë për gjoja krime lufte, prandaj betejën do ta bëjmë për Kosovën

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se Kosova asnjëherë nuk i ka pasur punët me keq. Gjatë një takimi me strukturat e Nismës në Malishevë, ka kërkuar mobilizimin e qytetarëve për ta nxjerr vendin nga udhëkryqi në të cilin gjendet. Në këtë kontekst, Limaj ka thënë se para tri vitesh kishte paralajmëruar se vendi do të vijë pikërisht në këtë udhëkryq, në të cilin vendi ndodhet tani. Duke iu referuar Jakup Krasniqit, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe të tjerëve, Limaj ka thënë se sot zëmra e Kosovës është në Hagë. “Sot disa individë që nuk kanë bërë asgjë për vendin, po thonë se na jemi siguria për vendin. Si mund të jenë ata kur nuk kanë bërë gjë për këtë vend. Disa po e kontestojnë krejt ata që është arritur në këto 20 vite. Sot zemra e Kosovës është në Hagë. Ata janë atje por unë do  t’iu rri prapa dhe do t’i mbështes me krejt qënien time. Zërin e lirisë së Kosovës, Jakup Krasniqin, e kemi në Hagë për gjoja krime lufte, prandaj betejën do ta bëjmë për Kosovën dhe ky do të jetë angazhimi ynë”, ka thënë mes tjerash, Fatmir Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …