Fabrika e këpucëve ‘Hit Shoes – Geris’ në fshatin Prelez në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, në mëngjesin e sotëm është përfshirë nga zjarri. Tre punëtorë dhe një zjarrfikës kanë pësuar lëndime pas kaosit të krijuar brenda fabrikës, të përfshirë nga tymi dhe flakët. Ekipet e zjarrfikësve kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, duke bërë përpjekje për të shuar zjarrin. Me gjithë angazhimin e shtuar të njësiteve të zjarrfikësve, Qendrës Emergjente, Policisë së Kosovës si dhe KFOR-it, zjarri shkaktoi dëme të konsiderueshme, duke e djegur pjesën më të madhe të fabrikës. Ende nuk dihen arsyet e zjarrit në këtë fabrikë, e cila punëson mbi 200 punëtorë, por sipas pohimeve të disa punëtorëve, zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga shkundja e salduesve.
Kontrolloni gjithashtu
Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …