Fabrika e Veglave “Plus” në Ferizaj, storie e suksesit të privatizimit

Drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Ferizaj Balton Derguti me bashkëpunëtorët e tij, sot ka vizituar Fabrikën  e Veglave “Plus “në Ferizaj.

Drejtuesit e kësaj fabrike e njoftuan drejtorin me  aktivitetet e tyre, si dhe eksportin e produkteve të tyre në disa shtete të BE-së.

Drejtori Derguti tha se qëllimi i tij, dhe i Kryetarit të Komunës Agim Aliu, është përkrahja e bizneseve në komunën e Ferizajt.

U bisedua po ashtu për themelimin e shoqatës së përpunuesve të metalit në mënyrë të bashkërendimit të aktiviteteve në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Finalizohet draft-ligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama ka njoftuar përmes faqes së tij në …