Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka njoftuar se është shënuar rritje e çmimit të naftës në vend. Sipas Berjanit rritja e këtij çmimi ka ardhur si pasojë e prodhimit të reduktuar të naftës dhe ai ka thënë se kjo gjë përcaktohet nga BERZh-it. I pari i naftëtarëve poashtu ka bërë me dije se pa marrë parasysh që ka një ngritje çmimi ajo është më e ulët se në vendet e rajonit, ku krahasuar me Shqipërinë vlera dalluese është për 30 cent. Berjani është shprehur se ka sinjale të rënies së lehtë të çmimit të naftës por që ditët në vijim pritet rënie më e theksuar./EO/
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …