Seanca e sotme gjyqësore në Gjykatën Speciale në Hagë, ka vazhduar me paraqitjen e Fadil Fazliut. Ai ka theksuar se ndjehet i pafajshëm për akuzat që i bëhen. “Deklarohem i pafajshëm. Kam biseduar me avokatin një orë e diçka po unë jam i pafajshëm. Deklarohem i pafajshëm” ka theksuar i akuzuari, Fadil Fazliu. Ai ka theksuar se ndjehet i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës që rëndojnë kundër tij. Avokati i Fadil Fazliut, Michiel Pestman tha se ai dhe klienti i tij do të marrin pjesë fizikisht në sallën e gjyqit. Ndërsa, prokurori parashtroi se do të jenë ë gatshëm për këtë seancë dhe po ashtu edhe ata do të jenë të pranishëm fizikisht.
Kontrolloni gjithashtu
Këshilli Koordinues i Familjarëve të të Zhdukurve, kërkon drejtësi për Viktimat e Luftës në Kosovë
Edhe këtë vit, Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve organizoi një takim për …