Fadil Fazliu: Serbia ka qenë ajo që ka bërë krime lufte dhe masakra kundër njerëzimit dhe jo Ushtria Çlirimtare e Kosovës

Fadil Fazliu: Serbia ka qenë ajo që ka bërë krime lufte dhe masakra kundër njerëzimit dhe jo Ushtria Çlirimtare e Kosovës

Fadil Fazliu, vëllai i dy dëshmorëve të Kombit, Fahri e Bahri Fazliu, ka reaguar kundër gjykimit dhe dënimit 26 vjet burg të eprorit të lartë të UÇK-së, gjatë luftës, Salih Mustafa, të cilin  Gjykata Speciale e dënoi me 26 vite burg, gjoja për krime lufte. Fadil Fazliu ka deklaruar se kjo gjykatë është duke e barazuar viktimën me agresorin dhe kjo u pa  me dënimin e ish-eprorit  të UÇK-së, komandant  “Calit”. Gjykata Speciale është gjykatë politike. Ky është mendimi im edhe i shumë shokë të luftës pasi kjo gjykatë është duke bërë një baraspeshë, duke barazuar viktimën me kriminelin, pasi Serbia ka qenë ajo që ka bërë krime dhe jo Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Dëshmitë kundër Mustafës kanë qenë të fabrikuara dhe të paguara mirë. Ato janë të rrejshme, dëshmi të paguara nga Serbia por edhe nga disa njerëz të caktuar të cilët kanë shkuar ndoshta ish-kolegët e komandant Calit, bashkëluftëtarë të tij, të cilët kanë dëshmuar të keqen, që nuk ia kanë dashur të mirën Calit, bashkëluftëtarëve të tij,  as luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka saktësuar bashkëluftëtari i Salih Mustafës, Fadil Fazliu vëllai i dy dëshmorëve të kombit, Fahri e Bahri Fazliu.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …