Luftëtari i lirisë, Fadil Muçolli, ka bërë të ditur se: më 17 Prill të këtij viti bëhen 24 vjet nga masakra në Poklek të Vjetër, ku u vranë, masakruan, dhe dogjën 53 civilë, burra e gra, djem e vajza, fëmijë e foshnje. Për ti përkujtuar të rënët në këtë masakër, më 17 Prill 2023, ora 11:00, në Poklek të Vjetër do të bëhen homazhe te varrezat e të rënëve në këtë masakër. Gjithashtu, në shtëpinë ku është krye kjo masakër, do të jetë e hapur ekspozita me fotografit e kësaj ngjarje.
14 anëtarët e masakruar të familjes së ngushtë të Fadil Muçollit janë:
Babai, Sinan Rexhep Muçolli 1945-1999.
Nëna Elheme Hasi Muçolli 1945-1999.
Motrat:
Emine Sinan Muçolli 1975 -1999,
Elifja 1978-1999,
Sherifja 1981-1999,
Hafija 1989-1999,
Bashkëshortja:
Feride Osmani Muçolli 1965-1999,
Bija Shehide Fadil Muçolli 1985-1999.
Bijtë:
Naser Fadil Muçolli 1986 -1999,
Ylber Fadil Muçolli 1989-1999,
Egzon Fadil Muçolli 1995 -1999.
Bashkëshortja e vëllait të tij, Qamilit,
Hylije Osmani Muqolli 1975-1999,
Bijat e tij:
Florentina Qamil Muçolli 1996-1999, dhe
LIRIJA 1999 që ishte vetëm 6 muajshe.