leoni

Fadil Muqolli: Pas 25 vitesh, përseri u ndezën dritat në shtëpinë tonë për t’i vë në pah gjurmët e një krimi të tmerrshëm, të kryer nga shteti serb në familjet tona

Në fund të këtij dimri, pas 25 vitesh, përseri u ndezën dritat në shtëpinë tonë, por që kësaj here, jo për t’i ndriçuar hapësirat në shërbim të familjes sonë, por për t’i vë në pah gjurmët e një krimi të tmerrshëm, të kryer nga shteti serb në familjet tona. Nga tani, ky objekt në mënyrë të organizuar dhe të sigurt, ruan dhe shfaqë dëshmitë e prekshme të gjenocidit serb, për të gjithë ata që dëshirojnë ta vizitojnë këtë vend.Para vitit 1999 do ta mendoja përmbylljen e ndonjë projekti si ekspozitë nga veprat eventuale të femijëve te mi, por asnjëherë nuk do ta kisha besuar e as menduar, që do hapja ekspozitë për fëmijët e mi dhe madje të ndjehem i gëzuar me finalizimin e saj.

Me krejt sinqeritetin, ju falenderojmë të gjithë ju që punuat dhe bëtë çfarë mundet të bëni për ta ruajtur këtë monument pa u rrënuar.
Presim që shteti fashist serb të marrë përgjegjësinë dhe autorët e këtij krimi të gjendën dhe të vendosën para drejtësisë, duke e marrë denimin e merituar.
Lavdi të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës!

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …