Fadil Nimani, “Komandant Tigri” (7.4.1967- 25. 5.2001)

Rënia heroike e Fadil Nimanit- Komandant Tigrit në Vaksincë të Kumanovës dhe e Ismat Jasharit   Komandant Kumanovës në Kosovë tregon më së miri së si duhet luftuar   për Bashkimin kombëtar dhe se aty ku flitet shqip aty është Shqipëri…

Që nga   kohet e hershme   lufta çlirimtare   me barbarë të ndryshem   në Rrafshin e Dukagjinit gjeti një mbeshtetje të madhe     nga atdhetarët   dukagjinas, të cilet në beteja të ndryshme I rezistuan   presjoneve të shumta   nenshtruese. Një   vend të rëndësishem   në këto rezistenca e zënë treva e Dushkajës e cila gjendet në trekëndëshin Pejë-Gjakovë-Klinë dhe dha shumë për luftrat çlirimtare që në kohët e hershme.

Treva e Dushkajës ka një numër të madh fshatrash dhe çdo fshat apo vendbanim ka nga një histori në vete,nga një lavdi që sot të mburren më të.

Fshati Gërgoc I cili gjendet në qendër të Dushkajës është paksa më I dalluar   për trimëri dhe bujari, është një fshat që nga hordhitë e ndryshmë është ç’bërë tri herë nga sipërfaqja , është djegur dhe shpërngulur I tëri ,por sërish është populluar.

Nga ky fshat lindi   nacionalisti, trimi I madh Fazli Metë Nimani I cili asnjëherë nuk ju nënshtrua regjimeve sllave por ato I luftoi gjatë luftës së dytë botërore   dhe pas saj në aradhat e nacionalistëve dhe patriotëve shqiptar, më pas për tu arrestuar dhe dënuar me vdekje   së bashku me vëllaun Kamerin   nga regjimi Komunist Jugosllav në burgun e Goliotokut . Çdo gjeneratë e këti vendi   lindi dhe rriti nacionalist njërëz që   lirinë e shihnin si të mundshme , por duke rrokur armët për çlirim.Lufta e fundit çlirimtare e udhëhequr nga UÇK-ja gjeti shumë shpejtë përkrahjen e familjes Nimani   ku   që nga   Gushti 1996. I riu ,I cili I dha shtytje të madhe bërthamave të Ushtrisë sonë të re   ishte , I urti , I menquri por edhe trimi I njohur

Fadil ( Bajram ) Nimani,ai u lind më 07.04.1967 në fshatin Gërgoc të Komunës së Gjakovës, shkollën   fillore e kreu në   vendlindje ndërsa të mesmen dy vite   në gjimnazin   në Cërmjan   për të vazhduar dy vitete tjera në   shkencat matematiko-natyrore në   Gjakovë. Fadili si në fillore ashtu edhe në shkollën e mesmë   ishte nxënës I dalluar dhe më vyrtyt të larta Më vonë bëhet student I   SHLP”Bajram Curri” Gjakovë dhe diplomon në lëndën   Histori-Gjografi ku merr   Titullin e arsimtarit.

Fadili   shumë shpejtë e kuptoi se   populli do liri,por njëkohësisht donë edhe prijës për të arritur lirinë.Kështu Fadili së bashku më Artan e Sami Nimanin rekrutohen në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si luftëtar për të vazhduar me aksionet e suksesshme që ndërmerreshin aso khohe nga   guerilja UÇK.

Mirëpo ,shokët e idealit ,bashkluftetarët ,që ishin të paktë dhe mund t’i numrosh në gishta , aso kohe I kuptuan aftësitë e Fadilit , si ato intelektuale ashtu edhe ushtarake, dhe menjëherë u   emrua Komandant I njësitit TIGRAT,njësit ky që operonte   ilegalisht   dhe mbronte qytetarët e Dushkajës dhe mbarë Kosovës në   vitin ’97-të. Duke parë trimëritë e tij dhe aftësitë luftarake dhe organizative,gjithashtu edhe sukseset e arritura prej komanduesi, ,shokët I ndërruan emrin e luftës   nga DRINI   të cilin e zgjodhi vetë në KOMANDANT TIGRI, sepse ishte një tiger I vërtet mali ,ku s’mundej askush të vihej përballë   aftësive të tij sulmuese.Lufta   filloi të kuptohet drejtë nga qytetaret e Kosovës, popullata filloi t’I gëzohet aksioneve të UÇK-së ,edhe pse në heshtje. Filloi të thehet   propaganda e qarqeve anti shqiptare që lansohej nga   Beogradi dhe shperndahej në teren nga argatet e tij të LDK-së se UÇK-ja është dorë e Serbisë, se këta   janë njerëz të   frusturuar   e gënjeshtra të tilla.

Një rol të madh e të pazëvendësushëm e luajti edhe vetë   Fadil NIMANI-TIGRI ,duke   hedhur poshtë këto etiketa dhe duke i sqaruar popullit se   në UÇK janë bijtë e bijat tuaja më të mirë. Kur populli e pa se vërtet   luftëtarët e lirisë ishin të vendosur që të çlirojnë Kosovën filloi   me të madhe t’i   bashkangjitej, dhe të betohen para Zotit e Flamurit   për lirinë e Kosovës dhe tokave shqiptare. Numri I madh I   vullnetarëve para   neshë   paraqiti nevojën imediate të   furnizimit me armë dhë matriale lufte, kësaj nevoje I dha zgjidhje Komandant Tigri ,I cili   qindra herë kaloi kufirin Shqiptaro-shqiptar duke u prirë   çlirimtarëve, dhe asnjëherë duke mos rënë në grackën e armikut.

Lufta filloi të   kaloj nga   guerilja në   luftë frontale ,tanimë luftetarët ishin shtuar në numër dhe teknikë , edhe pozicionet tona ishinë zgjeruar dukshëm , luftohej nga 24 orë në ditë, por armiku nuk mundi kurrë të na thejë sepse në ballë të frontit kishim Komandantet e   lindur ,komandant si Ramush Haradinajn, Fadil Nimanin, Togerin ,Shkelzenin ,e shumë të tjerë që   kur armiku merrte vesh pushkët e tyre ishte tmerr për ta.

Në qershor të ’98, Komanda e Zonës Operative të Dukagjinit , Komandant   Tigrin e ngarkon me detyrën e Komandantit të Policisë Ushtarake , mirëpo   në këtë kohë   Fadili  komandonte edhe Batalionin   elit “Rrufeja”, batalioni   ishte stërvitur   në Shqipëri nga oficier të njohur shqiptar. Batalioni “Rrufeja” dhe   kompania e Policisë Ushtarake   ishin çdo herë aty ku kërkonte nevoja, aty ku gjuante topi e mortaja. Këto dy formacione u kthyen në   mitike për popullaten vendore dhe   fantazma për armikun.

Fadil Nimani   gjithmonë ishteI afërt dhe I dashur për bashkluftëtarët, asnjëherë nuk   lente ushtarët vetëm, dhe gjithmonë ushtarët e tij mburreshin para shokëve m luftën e tyre dhe sakrificat e   komandantit të tyre.

Përfundimi I luftës çlirimtare   Tigrin   e gjenë paksa të molisur e të dëshpëruar, sepse nuk arritëm që të   realizojmë definitivisht idealin e shokëve të rënë, dhe betimin e UÇK-së për çlirim përfundimtar të të gjitha trojeve shqiptare.

Gjithmonë Tigri   na thoshte se endë nuk është kryer lufta, kemi edhe shumë punë,edhe shumë fishekë   dhuruar sllavit, kemi të okupuar Kosovën Lindore, tokat stërgjyshore nënëMaqedoni, të cilat   e thirreshin Iliridë. U kemi borgj shokëve tanë që luftuan dhe u fliuan për lirinë tonë. Qëndrimet e tij ishin të prera dhe ishin si gjithmonë kombëtare, në krismat e para të UÇPMB-së Tigri dha kontributin e tij   në grumbullim dhe furnizim me teknik lufte, pasi që ishte në radhët e TMK-së   ju pamundësua   pjesmarrja e drejtëpërdrejtë në luftë, por   TMK-ja dhe uniforma e saj nuk u bë pëngesë për   luftën çlirimtare për barazi në Maqedoni, kështu që kur   filluan lëvizjet e para   çlirimtare në IRJ të Maqedonisë, Fadili   çveshi uniformën e TMK-së edhe pse shume e donte, ai   veshi edhe atë të Ushtrisë Çlirimtarë Kombëtare.

Kështu   Komandant Tigri formacioneve ushtarake të UÇK-së u   bashkangjitët fillimisht si ushtar,por betajat e suksesshme   dhe përvoja e luftës në Kosovë atë e ngrisin si Komandues ,   Fadil Nimani emërohet Komandant I Brigadës 113″ Ismet Jashari-KUMANOVA”   dhe Komandant I Njësisë Specialë ” Skëndërbeu” të SHP të UÇK-së. Këtë dëtyrë dhë përgjegjësi e kreu dhe e ruajti me nderë deri më   25 Maj 2001 ku edhe bie   heroikisht në altarin e lirisë në Vaksincë të Kumanovës duke   komanduar   tërë vijen e   frontit,   por para se të bie për të mos vdekur kurrë,   armikut i shkakton humbje të konsiderushme si në teknikë ashtu edhe në   personel , shkatërroi   dy tankse më topin e tij të dorës   dhe. Futi panik e dezertim masiv në radhët e   sllavo-ortodoksve Maqedon, heroizmi I tij me shokë bashkë me sukseset e arritura në beteja bëri që të dezertojnë komanduesit e njësitit elit të forcave Maqedonase”Ujqit”,   popullata dhe luftetarët e lirisë thonin ” e shihni   Tigri Ynë mundi tërë Ujqit e Shkive”

Rënja heroike e Fadil Nimanit- Komandant Tigrit në Vaksincë të Kumanovës dhe e Ismat Jasharit   Komandant Kumanovës në Kosovë tregon më së miri se si duhet luftuar   për Bashkimin kombëtar dhe se aty ku flitet shqip aty është Shqipëri .

Fjalët ë tij që ne na I la në dorshkrim tregojnë më së miri se si Tigri   kishte vendosur me e dhënë edhe jetën për bashkimin kombëtar.

Po e   shkruaj vetem   amanetin që ka lënë ne ” të gjaëllve   të vdekur ” të kësaj   toke shqipe ” DËSHMOR OSE JO , SI TË DONI MË QUANI, POR AMANETIN PËR LIRI, VËLLËZËR MA RUANI”

Lavdi   të gjithë dëshmorëve të Kombit , lavdi Komandant TIGRIT   për të gjitha   që i bëri për   Shqipërinë Etnike.

ARTAN NIMANI

Kontrolloni gjithashtu

Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)

Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)

Dëshmori i kombit, Ilmi Aliu, u lind në Izbicë të Drenicës, në vjeshtën e vitit …