Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe nënkryetari Sami Lushtaku, kanë mirëpritur sot në një takim nënkryetaren e parë të Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe deputetin e Kuvendit të Kosovës, Abelard Tahiri. Gjatë këtij takimi është diskutuar për bashkëpunimin e deritanishëm mes të Komunës së Skenderajt dhe Drenasit. Të dy kryetarët janë pajtuar që të vazhdohet bashkëpunimi edhe në të ardhmen, dhe të shikohen mundësitë e realizimit të projekteve kapitale në të mirë të qytetarëve dhe në funksion të zhvillimit ekonomik të Komunës së Skenderaj dhe të Drenas.
Kontrolloni gjithashtu
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti i bën thirrje kryetares, Vjosa Osmani ta rikthejë ligjin e buxhetit në Kuvend
Deputeti i LDK, Avdullah Hoti, i ka kërkuar kryetares Vjosa Osmani të rikthejë ligjin e …