Kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, njoftoi se është vënë gurthemeli i ndërtimit të memorialit të daljes së parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Llaushë të Skenderajt. Kjo vepër monumentale po bëhet në kujtim të pavdekshëm dhe nderimit të përjetshëm të çastit më historik të kohës së luftës tonë çlirimtare. Ai ka shktuar me këtë rast se bashkë me nënkryetarin, gjeneral Sami Lushtakun, komandantin Jetullah Gecin, deputetë të Parlamentit të Kosovës, ish-luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, familjet e dëshmorëve, invalidë dhe bashkëqytetarë, vumë gurthemelin e ndërtimit të një vepre monumentale të kujtimit të pavdekshëm dhe nderimit të përjetshëm të çastit më historik të daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Llaushë, më 28 nëntor 1997.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …