Fadil REXHA:  28 SHTATORI – DITA E DËSHMORËVE TË FERIZAJT

Fadil REXHA:  28 SHTATORI – DITA E DËSHMORËVE TË FERIZAJT

Sot, me respekt, përkulemi para atyre që më të shtrenjtë se jetën patën lirinë!

Kush ishin ata?

Nuk ishin aktivistë të Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë, e as patriot jugosllav! Nuk ishin familjarë që kishin alergji Shqipërinë! Nuk kishin etje të flisnin gjuhën e barbarëve! 

Nuk ishin pjesëmarrës të zgjedhjeve, që i organizonte Millosheviqi, e as bartës të besuar të posteve nëpër institucionet e pushtuesit!

Nuk ishin njerëz, që donin pasuri duke shfrytëzuar të tjerët!

Atdhe i tyre ishte SHQIPËRIA! Më shumë se gjithëçka, edhe se jetën e tyre, e donin LIRINË!

Dëshmor Sejdi Sejdiu, një jetë në veprimtari atdhetare, i burgosur, i torturuar, i vrarë, por i pathyer! 

Dëshmor Gursel Sylejmani, një jetë në shërbim të Atdheut, i burgosur, i torturuar, i vrarë, por i pathyer! Me një sinqeritet të pakufizuar, me një përkushtim të pakufizuar, botën e brendshme e shprehte piktura me kaltërsinë e LIRISË!

Dëshmor Bajram Sylejmani një jetë në shërbim të Atdheut! Inxhinieri i metalurgjisë, më shumë se metalurgjinë donte LIRINË!

Dëshmori Kemajl Hetemi pjesëmarrës i demonstratave të vitit 1988-90! Pjesëmarrës në varrimin e Dëshmor Halit Gecit dhe orientimin në Luftën Çlirimtare! Kemajli ra në kohën kur ju afrohej pozicioneve armike!

Dëshmori Bashkim Vishi nuk mbrojti pragun e shtëpisë, por donte ta mbronte Atdheun! Katër ditë luftime nuk e thyen moralin, sepse donte ta mbronte Kalanë e Jezercit!

Dëshmori Salih Baliu i biri i Jezercit, mbronte Jezercin! 

Dëshmori Nazim Terziu donte që trupin e Bashkimit ta tërhiqte! Përkushtimi për bashkëluftëtarin dëshmor ishte më i madh se rreziku që e kërcënonte! Dhe, ra për të mos vdekur kurrë!

Dëshmori Arsim Zeqiri nga Hallaçi i Lipjanit i fali jetën bjeshkëve krenare të Jezercit, i fali jetën Lirisë!

Dëshmori Lulzim Guta 18 vjeçar,  i fali jetën vendlindjes! Një i moshuar, paguan përkujdesje dhe terapi mjekësore, për të jetuar edhe ndonjë ditë, Lulzimi  60 – 70 vite jetë i fali Lirisë! 

Të tillë ishin nëntë dëshmorët, të tillë ishin ai grusht ushtarësh, trima e trimëresha, të komanduar nga Komandant Ferri (Imri Ilazi), të cilët lanë gjurmë lavdie në histori, si EPOPEJA E JEZERCIT!

Ushtria Çlirimtare e Kosovës solli lirinë! Solli lirinë për të merituar atdhetarët dhe të pamerituarit tradhtarët! Solli mirëqenie, prosperitet, zhvillim, etj. E llumi i tradhtarëve, sot, është më i zëshëm, se sa zëri atdhetarëve! Llumi i tradhtarëve, lufton UÇK-në dhe gjitha vlerat atdhetare në gjithë Shqipërinë! Shih prononcimet e pushtetarëve kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kundër çlirimtarëve, kundër Edi Ramës kur ai flet për Kosovën, etj. Lufta solli lirinë, por nuk pastroi ndërgjegjet e sëmura të tradhtarëve, nuk e shkuli tradhtinë nga mendjet e çoroditura!

LAVDI USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS!

LAVDI DËSHMORËVE!

RESPEKT ATDHETARËVE!

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …