Fadil Rexha: SKËNDER SALIHAJ - SHQIPJA E KRESHTAVE TONA

Fadil REXHA: Atdheu – heronjtë – tradhtarët

Gjatë viteve të’90-ta, duke e ditur nevojën e financave për luftën çlirimtare, ju bëja  thirrje njerëzve, që të kontribuonin në Fondin e Qeverisë së Kosovës (Qeveria e  Bukoshit). Njerëz të caktuar, shprehnin dyshimin e keqpërdorjes së mjeteve  financiare. Unë lutesha, që në liri të formohej një gjykatë kombëtare, para së cilës  duhej të jepnin llogari, atdhetarë e tradhtarë! Në liri jetojmë qe 25 vite.

A u formua  gjykata kombëtare?

Heronjtë e tradhtarët nuk i munguan kësaj toke. Përpjekjet e brezave për liri  kulmuan me luftën e shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kundër luftës së  shenjtë çlirimtare ishte ,,politika paqësore” e Rugovës me vartës, kundër luftës së  shenjtë çlirimtare ishte llumi i tradhtarëve: UDB-ash, milicë e argat të lloqit të  Serbisë. A u nxorr para gjyqit dikush? A u nxorrën para gjyqit vrasësit e Fazli  Graiçevcit, Muhamet Bytyqit, Afrim Abazit, Metush Krasniqit, Jusufit, Kadriut,

Bardhoshit, Rexhep Malës e Nuhi Berishës, Xhemajli Berishës, Afrim Zhitisë e  Fahri Fazliut, Rexhep Bislimit, Bilall Shalës, Cen Dugollit, …? Ata kriminelë  (UDB-ash, milicë e argatë të lloqit), pa i hetuar kush, presin pleqërinë të qetë, e në  momente të caktuara edhe krenohen për pushtetin që kanë pasur, zotësinë e  menqurinë e tyre.

Heronjëve ju këndohet, dhe për të zbehur vlerat e tyre, ju këndohet edhe  arrogantëve që kanë shkuar në Zagreb dhe kanë vrarë njeriun në vend të punës, në  Atdheun e tij, apo Hasan Fazlisë, një njeriut të dështuar në jetë, që vret vajzën e dhëndërrin! Heronjtë tanë (si veprimtarë dhe luftëtarë) janë të anatemuar, të  distancuar, të izoluar, sepse politika e armikut dhe aktivitetet e tradhtarëve janë  aktive. Kundër çlirimtarëve dalin dëshmitarë të përgatitur nga Prokuroria serbe, me  mashtrime, që në paraqitjen e tyre e dëshmojnë se ishin në shërbim të Serbisë dje  dhe sot, pa ngurruar, sepse ata askush nuk i ndjek për tradhtinë dhe gënjeshtrat e  tyre! Në bazë të këtyre manipulimeve, gjykata manipuluese dënon heronjtë tanë:

Pjetër Shalën, Salih Mustafën, Sylejman Selimin, Nasim Haradinajn,  … me  burgosjet: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, … Blerim Ramadani!  Heronjët në burgje, tradhtarët në liri. Liria e lëvizjes së atdhetarëve, edhekur nuk  janë brenda hekurave, janë të izoluar e të rrezikuar, shumë atdhetarë nuk mund të  shkojnë as në Maqedoni e Mal të Zi. Vizita në Tetovë i kushtoi me arrestim Blerim  Ramadanit!

Kush është Blerim Ramadani?

Një i ri 21 vjeçar, atdhedashës, vizionar, me plotë energji, duke e parë barbarinë e  pushtuesit dhe minoritetit serb në Nerodime, ngjitet 500 metra më lartë, në Jezerc,  dhe, krenar, rreshtohet në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Besnik i qëndroi asaj  duke shërbyer me ndershmëri edhe në Trupat Mbrojtëse të Kosovës, ndërsa gjithë  jeta e tij është me gatishmërinë për t’u sakrifikuar në shërbim të idealit kombëtar.

Liria e lëvizjes së tradhtarëve, nëpër botë akomodohen, ditën e natën nëpër Serbi.

Tradhtarët kanë mision: telallë të luftës hibride të Ruso-Serbisë kundër  çlirimtarëve dhe sukseseve tona (krimet e çlirimtarëve, shkatërrimi i Kosovës për  20 vite, hajnat në burg, etj.)! Në shërbim të luftës hibride Ruso-Serbe janë edhe  krerët e institucioneve: asnjë reagim në mbrojtje të Salih Mustafës, Pjetër Shalës,  Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit, …

Bota përparimtare i viziton heronjët tanë në burgje, por jo edhe krerët politikë të  Kosovës së çliruar! Krerët politikë të Kosovës së çliruar janë pjesë e mekanizmave të luftës hibride në deponimin e materialeve akuzuese kundër çlirimtarëve! Atë e  kanë pranuar publikisht!

Dënimi i çlirimtarëve!

Nga dënimi i çlirimtarëve janë të përfituar vetëm matrapazët, vendorë apo të huaj:  ∙klika politike vendore erdhi në pushtet, për të sjell dështime në të gjitha  fushat;  ∙tatimet e mbledhura nga populli i varfër minatorë e bujq, Serbia i keqpërdor  në politikën shterpe kundër çlirimtarëve, pa përfituar asgjë! Njollën  kriminale Serbisë nuk ja heqin vuajtjet e heronjëve tanë;  Vendet perëndimore paguajnë mekanizmat manipulues kundër heronjëve  tanë! Të humbur ne reputacion, të humbur në shuma të mëdha të mjeteve  materiale në krijimin e kushteve për proceset, kundër heronjëve tanë! E çka  përfiton taksapaguesi amerikanë apo evropjanë? Kompromitim të  institucioneve;  ∙dëshmitarët njollosin veten dhe gjithë rrethin e tyre, nuk përfitojnë, por  humbin;

E deri kur do të vazhdojë kjo vujtje e përgjithshme? Deri kur heronjtë nuk do të \ nderohen, por do të nënçmohen, do të përbuzen, arrestohen e dënohen? Institucionet shtetërore kombëtare: Legjislativ, Ekzekutiv, Gjyqsor – janë   domosdoshmëri!

Mbrojtja e vlerave kombëtare domosdoshmëri ekzistenciale!

 Respekt Heronjëve!

Liri Çlirimtarëve!

Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Kontrolloni gjithashtu

Haradinaj

Ramush Haradinaj: Kur më 6 shtator 1999 u themelua Policia jonë, filloi shtet-ndërtimi në fushën e sigurisë

Kur më 6 shtator 1999 u themelua Policia jonë, filloi shtet-ndërtimi në fushën e sigurisë. …