(Kushtuar rezistencës heroike të Rexhep MALËS e Nuhi BERISHËS)
Errësirën e thellë të mesnatës
e qanë puna e të rinjve
në Atdheun e robëruar
për ditë më të mira
për ditë me dritë…
Errësirën e thellë të mesnatës
e qanë nuhatja e langojve
portë më portë
e rrugë më rrugë
për t’ia zgjatur jetën errësirës…
Errësirën e thellë të mesnatës
e qajnë qindra automjete
qindra komanda të bishave
qindra valë radiolidhje:
Me vrap në Vranjevc
Në “Kodrën e Trimave”
Aty zihet vdekja e jonë
Aty ndizet zjarri i lirisë…
Errësirën e thellë të mesnatës
e qajnë qindra flakë automatikësh
qindra bomba lotësjellëse
që krijojnë mjegull mbi Prishtinë…
Por, mbi të gjitha ngrihet
Kënga e dy bijve të popullit
Kënga KUSHTRIM I LIRISË…
Për rezistencën e Heronjëve u informuam në takimin e rregullt të grupit ilegal.
Kush ishin Rexhep Malaj e Nuhi Berisha u informuam nga shtypi ilegal kombëtar.
Për vendin e rënies, gazin helmues, që i kishin helmuar gjithë banorët e Lagjes (sot) ,,Kodra e
Trimave” dhe rezistencën e tyre, u informova nga shoku i studimeve dhe veprimtarisë ilegale
kombëtare, Isuf Ismajli! Lufta e tyre u kurorëzua nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës!
LAVDI!
Varosh, Janar 1991