Fadil Rexha: Në shtëpinë e Afrim Kalanicës

Fadil Rexha: Në shtëpinë e Afrim Kalanicës

E hënë, 2 maj 2005

Në shtëpinë e Afrim Kalanicës

(Katër vjetori i Lirisë së Sllupçanit)

 Të shtunën, takova Kryetarin e Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të Ferizajt, z.Gafurr Bytyqi, i cili më ftoi që të hënen t’i bashkangjitem grupit të tyre, për udhtim drejt Sllupçanit të Likovës. E prita me shumë gëzim këtë ftesë, duke ju rënë vijë planeve të mëparshme. Të hënën, para orës 10 arrita para Hotel ,,Lybetenit” ku u takova me grupin e Familjarëve të Dëshmorëve dhe bashkë me ta hipëm në autobus.

 Komogllavë

Sot është 6 vjetori i rënies heroike të Dëshmorit Besim Rexhepi, në luftë për çlirimin e kësaj pjese Shqipërie. Pamja e bustit të tij, jep pamjen e njeriut të fortë, të ,,Lisit që nuk e përkulin furtunat”. Një ,,Lis që nuk e përkulin furtunat” është edhe babai i Dëshmor Besimit,  Saqipi, që është në mesin tonë. Fjala e rastit e Kryetarit të ShFD, Gafurr Bytyqi, nuk i le vend mërzisë e dhimbjes, por emocioneve e krenarisë.

 Vazhdim i udhtimit

Në autobus, bisedohet në mes të njerëzve që kanë më afër njëri-tjetrin. Respekti i ndërsjellë, krenaria, modestia janë tipar i të gjithëve. Ata që ranë për Atdhe janë gjak i këtyre. Bashkë me Xhaxha Tefikun, kujtojmë djalin e tij, Brahim Ademin, ,,TeTenë”. Nga emocionet, më mbushen disa herë sytë me lotë. Kujtoj figurën e Brahim Ademit, të njeriut të qetë e modest, por trim e të vendosur. Kujtoj  rastin kur breshërive të predhave të minahedhësve që na vinin nga barbarët, ,,TeTea”, pasi merrë leje nga Komandant Afrim Mehmeti, i përgjigjet me një predh nga mortaja 500-she dhe kjo bëri, që për atë ditë, të mos ketë më granatime, ndërsa sirenat e ndihmës së shpejtë të ulurojnë për një kohë.

 Orizare

Para na çfaqet Lapidari i Ismet Jasharit, ,,Kumanovës”. Ai këtu është i gjallë me gjoksin para për ,,të qarë furtunën”. Zbresim. Një minutë heshtje në nderim të Dëshmorit. LAVDI! Dikush nga prindërit  e Dëshmorëve i afrohet, i lëmon trupin, i lëmon armën dhe i duket se e përqafon Dëshmorin. Për afro një orë sytë tanë nuk i ndahen Dëshmorit vizionar ,,që nuk u nis për mbrojtjen e pragut të shtëpisë, por për Lirinë e gjithë Shqipërisë!”

 Në shtëpinë e Afrim Kalanicës në Sllupçan

 Një baba i mençur, ju kishte thënë  djemve:,,kah të shkoni nga një shtëpi  ndërtone!”  Një shtëpi të tillë, e kishte ndërtuar. Dëshmori Afrim Kalanica dhe në fund, me  gjakun e tij, ia kishte çelikosur themelet!

Në hyrje, na pret ish-ushtari i UÇK-së,  Selajdin Shahini, i cili ishte edhe baba i Dëshmorit  13-vjeçar Abdylmexhid Shahinit. Pas tij, është plaku  90 vjeçar,  i cili përqafohet fortë me babanë e Afrimit, Xhaxha Vehbiun, e më vonë, me të gjithë ne. Pasi  ulemi, na shërbejnë me ujë të ftohtë e kafe.

Bashkëluftëtari i Afrimit, Sedat Ajdari na e lëshon një këngë ku i këndohet heroizmit të Afrim Kalanicës. Emocione të papërshkruara më përfshijnë.

Suad Ajdari thotë: ,,Nuk mendoj t’ju flasë për të gjitha veprimet e sjelljet e Dëshmor Afrim Kalanicës, se  sikur t’ju flasë për të gjitha, më duhen dy apo tri ditë. Çdo fjalë e tij, çdo veprim i tij, ishte mësim për ne. Kishim mes nesh dhe forcave armike rreth 300 metra. Mbi kokat tona e në pozicione binin breshëri plumbash. U nisën tanket. Afrimi ngritet dhe gjuan me mortajë 500-she. Vendos predhën e dytë dhe donë të gjuan prapë, hamendet: ,,duhet t’i ruaj predhat” ngritet prapë, prapë hamendet:,,më mbete edhe një predhë” – thotë, herën e tretë ngritet i vendosur të gjuaj. Një plumb e godet në kokë. Afrimi ra këtu, për të mos vdekur kurrë.

 I ngjitemi kodrinës. Afër vendit, ku pushojnë ata që  fituan pavdekësinë, është ngritur tribuna. Shikoj fotografitë dhe nga kjo rezulton: këtu është gjithë Shqipëria: Adem e Hamëz Jashari nga Prekazi, Tahir Sinani nga Tropoja, Hyrë Emini, Brahim Ademi e Afrim Kalanica nga Ferizaj, Skifter Arifi nga Gjilani, Komandant Teli nga Librazhdi, Fadil Nimani nga Gjakova, Ismet Jashari nga Kumanova, Mejdin Aliu nga Tetova. Ju flitet, ju rercitohet ju këndohet heroizmit të Dëshmorëve. Ngriten peshë zemrat e qindra mijë pjesëmarrësve. Në Sllupçan nuk shohë kufijë politikë, nuk shohë karakteristika krahinash, këtu shohë vetëm një Shqipëri!

Hoxha porosit politikanët:,,Mos bëni politikë me popullin, por politikë për popullin!”

 Homazhe

Afër njëri – tjetrit pushojnë të deleguarit nga Tirana e Sllupçani, Ferizaj e Gjilani,

Gostivari e Tropoja , nga Kumanova e Tetova. Në Drenicë e Gllogjan, në Preshevë e Bujanovc, në Tetovë e Sllupçan u kalit uniteti kombëtar!

Gjatë kohës që e shkruaja këtë shkrim, TV LIRIA shfaq film të Kinostudios ,,Shqipëria e Re: ,,Udhëtim në pranverë”. Edhe ne bëmë një udhëtim në pranverë! Vargjet e një kënge në këtë film thonë:,,Gjaku i Dëshmorëve jo nuk bëhet ujë/nuk do lëmë ta shkeli asnjë këmbë e huaj!”  Sa ngjashmëri!

Kontrolloni gjithashtu

Një rikujtim i bukur për historinë e 28 Nëntorit të 1912-tës!

Një rikujtim i bukur për historinë e 28 Nëntorit të 1912-tës!

Me rastin e festave të nëntorit, si dhe në  shenjë të përkujtimit të datë së …