Skënder Zeqir Salihaj (5.6.1972-13.8.1998)

Fadil Rexha: SKËNDER SALIHAJ – SHQIPJA E KRESHTAVE TONA

Fadil Rexha: SKËNDER SALIHAJ - SHQIPJA E KRESHTAVE TONA
Fadil Rexha

Gjatë luftës, si ushtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një natë u strehuam me gruan time, në shtëpinë e Zeqir Salihajt në Mollapolc të Shtimes në shtëpinë e vogël, por shumë të rregulluar, ishte një raft i vogël librash! Kënaqësi më solli ku në mesin e librave, gjeta librin e shkrimtarit Skënder LUARASI:,,Shqipja e kreshtave tona”, që përshkruan një luftëtar lirie, bashkëluftëtar i Skënderbeut. E mora me kënaqësi dhe e rilexova. Gjatë gjithë kohës së rileximit, më përcollën emocionet!

E përbashkët ishte emri Skënder dhe shqipja e kreshtave tona :

  • Skënderbeu – luftëtar lirie
  • Skënder Luarasi – shkrimtar
  • Skënder Salihaj – luftëtar lirie
  • Shqipja e kreshtave tona – shqipja i ve gjoksin furtunave, shqipja e do lirinë, shqipja nuk jeton e robëruar! E kohës së Skënderbeut kundër Perandorisë Osmane, apo e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër sllavizmit, nuk është me rëndësi, e përbashkët e tyre është lufta për liri!

Më lindi dyshimi: a u motivua Skënder Salihaj nga Luftëtari i Skënderbeut, i përshkruar aq mirë nga Skënder Luarasi në luftën për liri? Jam shumë i bindur se Dëshmori Skënder Salihaj, e ka lexuar këtë libër dhe nga ,,Kreshtat e maleve tona”,  Malet e Sharrit, ku është lindur e rritur, i edukuar në frymë atdhetare, nuk ka mundur ta mendoj veten ndryshe, veçse luftëtar lirie!

LAVDI LUFTRAVE TË POPULLIT TONË PËR LIRI!

LAVDI KOMANDANTIT LEGJENDAR GJERGJ KASTRIOTIT – SKËNDERBEU!

LAVDI USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS!

LAVDI DËSHMORIT SKËNDER SALIHAJ!

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …