leoni

Fadil Shala: Nuk mund të ndahen dëshmorët e kombit të radhëve të NDSH-së, dikush hero e dikush jo!

Fadil Shala: Nuk mund të ndahen dëshmorët e kombit të radhëve të NDSH-së, dikush hero e dikush jo!

Mustafe Ibishi (udhëheqës i grupit), Halil Imeri, Halil Sadrija, Xajë Peqani, Qazim Bajraktari dhe Malë Bashota dhe për gati 7 dekada me radhe ashtu si luftuan përkrah njëri tjetrit ashtu edhe mbeten përkrah njeri-tjetrit. Ata nuk mund dhe nuk guxon askush t i ndajë…

Të shkruash për dëshmoret e kombit, gjyshin tim,  Halil Imerin është krenari për mua familjen time dhe gjithë fare e fisin që kanë bërë historinë e lavdishme dhe askush nuk mund të ja ndryshojë edhe pse fshehën pas petkut të Politikes, madje këtë s’mund ta ndryshojë as Sokol Bashota e as Hashim Thaçi.

 Dua të ndaj më ju një Histori sa krenare dhe hyjnore nga protagonistet në shërbim të atdheut aq qyqare dhe të padrejtë nga politika e Kosovës më në krye me Hashim Thaçin dhe Sokol Bashotën. Lufta për lirinë e Kosovës nuk ishte e re por sakrifice e gjeneratave dhe gjeneratave e deri të lufta e UÇK-së Adem Jasharit dhe në këtë kontest e patën fatin edhe gjenerata e Shaban Polluzhës të përballet me forcat shoviniste serbe pas luftës së dyte botërore.

Në këtë histori kushtuar dëshmorëve e të rënëve për liri në përleshje të armatosur me forcat e OZNA-s, në vitin 1946, në malet e Garaçevës Mustafë Ibishi, Feriz Gashi, Halil Imeri, Halil Sadrija, Xajë Pataqani, Jahë Kabashi, Qazim Bajraktari, Malë Bashota etj. e patën fatin të bien heroikisht në altarin e lirisë. Atëbotë promovohej si Luftë Antifashiste për lirinë, barazinë dhe të drejtën për vetëvendosje të popujve, për shqiptarët nën Jugosllavi, nuk ndryshoi asgjë.

Populli shqiptar mori pjesë në këtë luftë me këtë besim, por nuk mori asgjë nga sakrifica e tij. Pati vrasje të patriotëve që nuk pajtoheshin me regjimin e ri, likuidime pa gjyq, arrestime dhe burgosje, dëbime të popullsisë etj. Ndodhën masakrat si ajo e Tivarit e plot vuajtje për shqiptarët, të cilëve lirinë e shumëpritur, PKJ nën petkun e partizanëve “çlirimtarë” po ua sillte në vatrat e veta, me zjarr, hekur dhe me bajoneta. Në këto rrethana të rënda robërie, rezistenca anti-jugosllave po rritej, organizoheshin atdhetarët kudo në Kosovë e viset shqiptare që kishin luftuar për lirinë dhe bashkimin me Shqipërinë.

Kryengritja e Drenicës e udhëhequr nga Shaban Polluzha e Mehmet Gradica u shtyp me gjak. Forcat atdhetare shqiptare po luftonin me shpirt ndër dhëmbë për idealin e lirisë. U formuan çeta, grupe ilegale politike që i bashkonin të gjithë ata që përpiqeshin kundër regjimit të Titos. Edhe në rajonin e Dukagjinit, Anadrinisë, si kudo në Kosovë e vise shqiptare, atdhetarët nuk ndaleshin. Edhe në këto anë, rezistenca dhe përpjekja për liri, nuk pushoi. Mustafë Ibishi,Feriz Gashi, Halil Imeri,Halil Sadria,Xajë Pataqani, Malë Bashota, Jahë Kabashi, Qazim Bajraktari janë në mesin e dhjetëra e qindra atyre atdhetarëve që nuk pajtoheshin me sistemin e Jugosllavisë, e ashtuquajtur e re. Mustafë Ibishi me bashkëveprimtarë operonte në një perimetër të gjerë kundër regjimit pushtues. Lidhjet në mes të individëve, grupeve dhe organizatave që vepronin mbaheshin mirë, edhe pse, me shumë vështirësi.

Mbaheshin lidhje atdhetarësh me Ukë Sadikun, Qazim Bajraktarin, e përplot patriotë të tjerë që ishin shtrirë e ishin organizuar kudo për qëllimin e lirisë së shqiptarëve dhe bashkimin e tyre. Siç dihet, armata jugosllave zbatoi me shumë përkushtim udhëzimet e OZNA-s për të shtypur e shkatërruar çdo gjë shqiptare. Vriteshin shqiptarë në ushtri, dërgoheshin nëpër burgje e pushkatoheshin pa gjyqe. Regjimi i ri u bë si ai i vjetri. Bile në disa raste edhe më i zi. Prandaj, motivi për të luftuar ishte i madh, edhe pse mundësitë ishin fare të vogla. Por burrat dhe vullneti i tyre, dolën përtej kësaj, ata rezistonin, nuk ndaleshin, organizoheshin në bjeshkë e në rrafsh. Malet e Kosovës ishin strehë dhe mundësi për t’i dalë zot luftës për liri. Kushdo që i strehonte ata, apo ju jepte për të ngrënë, kushdo që solidarizohej me atdhetarët apo mbante lidhje e bisedonte me ta, ishte armik i shtetit ( citim i faqes së Komunës së Rahovecit).

Mustafe Ibishi me trimat e vet nuk u ndal deri në ditën kur dhanë jetën për lirinë e vendit që fatkeqësisht ata nuk arritën ta gëzonin në atë kohë dhe në ato rrethana. Të gjithë të përmendurit vriten në luftime me partizanet e Titos dhe varrosen ne stacionin e milicise në Cferrk ku në një varrezë ishin: Mustafe Ibishi (udhëheqës i grupit), Halil Imeri, Halil Sadrija, Xajë Peqani, Qazim Bajraktari dhe Malë Bashota dhe për gati 7 dekada me radhe ashtu si luftuan përkrah njëri tjetrit ashtu edhe mbeten përkrah njeri-tjetrit. Por çuditërisht pas lirisë dhe pavarësisë së vendit dhe pas kohës kur historia duhet të shkruhet drejtë dhe saktë ATE QE S’MUNDI për TA bërë REGJIMI JUGOSLLAV E BERI SOKOL BASHOTA e Hashim Thaçi, pra i ndajten dhe e rregulluan historinë sipas tekeve dhe interesave të tyre. Para pak kohë presidenti i vendit shpalli Hero të Kosovës Gjyshin e Sokol Bashotës, Malë Bashota, dhe çuditërisht u harrua udhëheqësi i tyre Mustafe Ibishi e shokët si Halil Imeri, Halil Sadrija etj. Pra ata trupa që për 7 dekada qëndruan bashke edhe më eshtra mbi njeri tjetrin i ndau Presidenti i vendit dhe Sokol Bashota. Prandaj lavdia u takon vetëm dëshmorëve.

Mleqan-Malishevë

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …