-Miku im, Afrim Nimani në fzb shkroi:
“Ky, është bashkimi kombëtar, po fillojmë me sport dhe do të përfundojmë me pasaporta dhe administrata të përbashkëta”.
(Nga një komunikim në fzb:
Ky opinion i Afrimit më nxiti të shkruaj këto radhë sa i përket qëndrimit tim dje dhe sot lidhur me këtë çështje shumë me rëndësi komb tare).
-Më kujtohet si sot, kur një mik imi euforik dhe besnik, (emrin nuk po ia ceku për çështje etike), miku im qe dhe mbeti besnik i marrë, në politikat amerikane.
-Në vitin 1988 gjatë një bisede me të, më pat thënë:
“Ramiz Alia, në festën e 28 Nëntorit 1988 kishte musafirë tetë kongesmenë amerikanë.
-Ata, i paskan thënë, Ramiz Alisë:
“Hiqe yllin, rrëzoje sistemin socialist, ne bashkë me ju, do t’i ribashkojmë trojet shqiptare”.
-Dhe,-po sipas tij: Ramizi e paska pranuar këtë, -që unë do ta quaja, “karrem” për për revizionistin, “për të kapur” peshkun e madh!…
-Atij mikut, po në atë bisedë të qetë sipërfaqësisht, i pata thënë:
“Kjo është vetëm mashtrim, në mos qoftë dhe gënjeshtër
“politikanëve” të zhurmave të kafeneve.
-Kjo, pastaj, mbetet të vërtetohet.
Ai z, me pikëpamje balliste, nuk bindej dot.
-Mua, gjithnjë më konsideronte “komunist i papërmirësueshëm”, por, ani-tha: “Megjithatë, ti ke drejt të mos e besosh që ribashkimi ynë kombëtar, do të arrihet shpejt, po me ndihmën e Amerikës”.
-Unë, pastaj e zbraza “fishekun” e fundit, argumentin:
-Këtë çka po themi ne, pro -et contra, po ia lëmë kohës!
-Patjetër, herët apo vonë, do të del skepticizmi im i thellë, apo besimi yt i cekët, i tepruar?!
-Në këtë pikë vërtet do të dëshiroja të jam i gabuar.
Uroj, sa më shpejt të realizohet të realizohet ribashkimi ynë kombëtar, por…?!
-Shih!
-Kaluan më pak se tridhjetë e gjashtë vite të stuhishme mbi Shqipërinë tonë dhe mbi Ilirik (Ballkan), që ideja jonë madhore, ende s’është realizuar?!
-Jo, miku im, Afrim Nimanaj!
Nuk ribashkohet Shqipëria me tunele si tuneli i Kalimashit.
-Tunele dhe ura, bile me dhjetëra kilometra gjatësi ka dhe në Skandinavi e gjetkë, por ato nuk bashkojnë popuj as shtete.
-Këto shtete kanë kufijtë dhe popujt bëjnë jetën e tyre të pavarur.
-Nuk ribashkohet Shqipëria, as me plisa të bardhë dhe me flamurin kombëtar në fushat sportive, apo metropoleve të Europës as të Amerikës, as në veprimtari të tjera kulturore e shkencore!…
-Nëse ju kujtohet këto veprimtari kulturore
-shkencore i kishim dhe në kohërat e rënda të robërisë revizioniste jugosllave, sepse armiqtë detyroheshin të na çlironin ca lakun që na kishin futë në fyt…
Edhe tani, kjo “bota demokratike” kapitaliste imperialiste, e cila po na pengon të ribashkohemi ashtu siç na takon, pikërisht ashtu siç u ribashkua Gjermania, nëndheshëm po detyrohet të lëshojë ca pe, përndryshe në trojet tona, të lara me gjak liridashës shqiptar, përsëri mund të rikthehen stuhitë në vapën e korrik-gushtit, për të dalë fitimtarë në Nëntorin e Kuq.
-Ata, “ustallarët”, nuk janë krejt leshko, ata kanë ditur dhe dijnë t’i përgadisin “dhuratat” boshe, i kanë bërë dhe i bëjnë llogaritë e tyre…
Por, edhe ne i kishim dhe i kemi llogaritë tona.
Pse fj, vjen në Nenin 3 të Kushtetutës ahti-sariane, kinse Kushtetutë e Kosovës, shkruan: “Kosova nuk bën të bashkohet me ndonjë shtet tjetër”?!
-Vallë, mos “bota demokratike”, e cila trumbeton vlerat BE-së dhe ato të SHBA-së, -për vete, ndërsa Shqipërisë dhe kombit shqiptar ende i qesin kufijtë në mes, madje, i hedhin kufijtë “te thana”?!!!
-Vetëm para ca muajsh, lexova në shtyp se, SHBA paralajmëronte, në fakt kërcënonte: “Të gjithë ata udhëheqës shqiptarë që flasin dhe shkruajnë për ribashkim kombëtar, pasuritë e tyre do t’i bllokojmë, ata do t’i shpallim persona “non-grata”,-e, të tjera (sanksione), masa ndëshkuese, këto në fushën ekonomike janë hiç më pak se masa represive, janë krejt të padrejta.
-Sipas mendimit tim: këto masa, indirekt (ato pa ia cekur emrin) ia “servonin”, Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
-Them kështu, sepse asnjë udhëheqës në pushtet apo në opozitë në Shqipërinë tonë të këtej dhe andej Drinit, nuk ishte dhe nuk është i zëshëm në idealin tonë të ribashkimit kombëtar, si Albin Kurti.
-SHBA, me këto porosi ogurzeza, sikur ia bënte BE-së me sy, që kjo ashtu të vepronte sot e nesër me udhëheqësit tanë mendjendritur shqiptarë që marrin guximin të flasin, të shkruajnë dhe të veprojnë për ribashkimin tonë kombëtar.
-Kjo vërtet është ide reaksionare nga qarqet amerikane të sojit grenellian dhe piunëve të tij europianë…
-Nëse botën sot nuk e rrezikon Gjermania e madhe e ribashkuar, natyrale,-vallë pse po e rrezikoka rajonin dhe botën Shqipëria jonë natyrale: kjo Shqipëri reale: as e vogël, as e madhe, vetëm ajo Shqipëri, -siç ishte para vitit 1878, por siç dihet e copëtuan feudalët gjakpirës, për ta vazhduar që, nga ajo kohë RICOPËTIMIN kapitalistët dhe imperialistët euro-atlantikë.
Bota duhet të reflektojë pozitivisht në raportet me Shqipërinë dhe me kombin e lashtë dhe të ri shqiptar.
-Në të kundërtën rreziqet do të jenë shumë më të mëdha dhe jo vetëm për Shqipërinë dhe rajonin, por edhe më gjerë!…
-Të gjitha këto përparime dhe veprime që i ke cekur më lart, o miku im, -janë të mira!…
-Faktikisht, ca më mirë duket gjendja është se në vitet e robërisë jugosllave titiste
-millosheviqiane, mirëpo, edhe këto “lëshime” janë mashtrime dhe vetë-mashtrime, nga reaksioni i jashtëm dhe i brendshëm, që krejt papritur mund të fiken si zjarri me kashtë!…
Vetëm RIBASHKIMI kombëtar i kombit shqiptar në një shtet,
një gjuhë,
një flamur, për kombin tonë, por edhe për kombet dhe pakicat tjera siguron liri, barazi, drejtësi (në sistem socialist,-jo në kapitalizmin e egër),
-siguron gjithashtu, paqe të qëndrueshme në rajonin Ilirik, zhvillim të sotmen dhe të ardhmen e ndritur të Shqipërisë Etnike dhe të kombit shqiptar.20 Qershor, 2024