leoni

Fadil Shyti: Elegji për bashkëfshatarin tim, Sheremet Sheremeti, dëshmor i atdheut; me rastin e 22 vjetorit të rënies heroike

Fadil Shyti: Elegji për bashkëfshatarin tim, Sheremet Sheremeti, dëshmor i atdheut; me rastin e 22 vjetorit të rënies heroike

Elegji për bashkëfshatarin tim, Sheremet Sheremeti, dëshmor i atdheut; me rastin e 22 vjetorit të rënies heroike. (1961-1998)

Djaloshit sy-shqipe petrit, Sheremet Sheremeti

I lindur rrëzë maleve në katundin Ashlan,

Vushtrri-Dardani e Shqipërisë,-hije i kishin pushka dhe pena,

Armët shekullore amanet nga Zeqiri-1, të mbrohej populli dhe shteti.

Shumë e kam dashur Sheremetin, bashkëfshatarin tim.

Shqipon e trojeve të mia, jemi dertuar për mëmëdheun,

Heu, 30 vite mendova për bujarin, inxhinierin trim.

Ah! Nuk më shpërthente lehtë poezia,-ndarje në lulëzim…

Kaluan shumë vite me Ty, s´ishim parë,

Mua më rrëmbeu, i keqi mërgimi zi.

Vetëm në rrugë ilegale, mund të vizitoja,

 Atdheun tim, njerëzit trima dhe bujarët e mi.

Kisha mall, për rrugicat, për fushat,-për malet me dhiaret,

Kisha mall, për lumenjtë dhe krojet.

Kujtimet më vinin vërdallë,-për shqipo-shqiptarët!

Kisha marrë për kinematë, bibliotekat, teatrot,-shpirtra hojet.

Kisha mall për Mustafën, Adnanin, për moshatarin tim Hamitin.

Tani, ndiej mall për Hamdiun, Bislimin, rinorët kurrë s´i kam përqafuar.

Janë dëshmorë të atdheut, të rënët heroikisht brigjeve të maleve.

Ata, me gjakun e tyre na hapën rrugët e kthimit, të realizimit të idealeve.

Më kishte marrë malli, dhe për të tjerë njerëz të mi.

Ah! Kur u ktheva, pas 8 vitesh në atdhe, në mesin tonë s´i gjeta,

Flakadanë dhe flakadanë, ranë për të mos vdekur kurrë,

Për ribashkim kombëtar, ta kemi Shqipërinë-Shqipëri.

Sheremet, me ty patëm folur; ç´është jeta, ç´është dashuria?!

Të pata thënë: jetë është, kur në atdhe, ngadhënjen e vërteta.

Më pate thënë: dashuri është, kur fiton atdhedashuria.

Ty e plotësove-fitove idenë,-ah, po ndeshem me lubitë, për idetë e mia.

Prehuni të qetë o dëshmorë, prehu i qetë im vëlla ideali, Sheremet?!

Rrugën e ribashkimit, shekujve ende të papërfunduar…

Populli do ta vazhdojë rrugën e lirisë,-për një Shqipëri të barabartë, dhe të përparuar.

Shqipot dhe Shqiponjat e lirisë, kurdoherë do t´i kujtojmë, s´do t´i harrojmë përjetë.

Shënim: -1. Zeqir Sheremeti, ishte stërgjyshi i Sheremetit, dëshmor i atdheut në vitin 1912 në Merdare në kufi; kur Serbia e sulmoi Dardaninë tonë, aty ra në fushëbetejë përballë serbëve pushtues. Për nder të dëshmorit të orëve të para të LÇ-re, shumë familje në katundin tonë, gjatë dasmave, Flamurin Kuqezi, ua kanë dhënë pasardhësve të tij.

Lavdi! 18 Shtator, 2020

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …