Duke u bazuar në fakte të pamohueshme sipas veprimtarisë së brezit të Enver Hoxhës dhe dokumenteve të pamohueshme origjinale në arkivat e historisë brenda dhe jashtë Shqipërisë, përpjekjet teorike dhe praktike ; kujtojmë fjalimet dhe deklaratat e tij në cilësinë e politikanit dhe diplomatit në Konferencat e PPSH-së dhe jashtë vendit, si ajo e Parisit (1947), Konferencën e Moskës (1961), diplomatit; kujtojmë deklaratën e tij në Konferencën e ashtuquajtur paqësore të Helsinkit;, (1974), kur ai bir i madh i kombit nuk e pranoi mos ndryshimin e kufijve në Ilirik (Ballkan), për faktin që, Evropa dhe Ballkani duhet ta dinë se, nuk mund të ketë paqe në Ilirik, (Ballkan) pa u korrigjuar padrejtësitë që imperialistët ia kanë bërë Shqipërisë gjatë shekujve, duke ia grabitur tokat e dhënë si peshqeshe, fqinjëve okupatorë sllavë të jugut.
Mendoj, pavarësisht se armiqtë dhe tradhtarët e kombit shqiptar, Enver Hoxhën përpiqen ta paraqesin para së gjithash vetëm një mbrojtës të flaktë të marksizëm-leninizmit; kjo nuk qëndron; -Enver Hoxha, në fakt fatbardhësisht ishte një marksist-leninist i madh, por kjo aspak nuk e ka penguar kurrë, që t´i dalë zot Shqipërisë administrative dhe shqiptarëve, kudo që ishin jashtë shtetit shqiptar.
Bile, duke qenë kurdoherë në vijën besnike të m-l, tash kohëve të fundit , nga komunistët gjermanë me të drejtë është radhitur i pesti me klasikët e m-l-së; Marksin, Engelsin, Leninin, Stalinin, Enveri,
-Kjo begati e tij e madhe , politike dhe filozofike shkencore e bazuar në filozofinë e pathyeshme shkencore të m-l, e çuar më tej prej tij si teorik i shquar në këtë vijë të drejtë e të ndritur, -në veçanti ka shkëlqyer në veprën madhore, “Imperializmi dhe Revolucioni “ i cili midise tjerash konstatonte që: “Revolucioni për çlirimin e popujve tanimë nuk është vetëm si aspiratë, si dëshirë, por është shtruar si çështje për zgjidhje”!
Kjo largpamësi gjeniale, ky parashikim i saktë, (duke u bazuar në ngjarjet që pasuan që nga vitet 70-ta , kur u shkroi këtë vepër); natyrisht , në veçanti i nderon shqiptarët si komb dhe Shqipërinë si shtet.
Ndërsa, në cilësinë e ushtarakut, komandantit të LANÇ-re, strategut ushtarak politik dhe diplomatik , pas luftës së dytë botërore, ishte ndër të parët nismëtar për ribashkimin e territoreve shqiptare , Enver Hoxha ishte themelues i UÇK-së.
Ay, burrë i madh, ishte reformator i shtetit shqiptar, do të thosha si Mustafa Qemal Ataturku, i cili e reformoi në teori dhe praktikë, Turqinë moderne.
Ay, me vendosmëri dhe sakrifica të mëdha ; ndonëse shteti shqiptar ishte i sulmuar nga të gjitha anët ; intervencionistët shovinistë grekë, jugosllavë, italianë e të tjerë..,
-Ay, ka krijuar strategjinë afatshkurtër dhe afatgjatë për të realizuar ribashkimin kombëtar të shtetit shqiptar; kujtojmë përpjekjet e tij në arrin e shkencës dhe kulturës ; për të njësuar gjuhën e bukur shqipe, zhvillimin e marrëdhënieve shkencore dhe kulturore të shqiptarëve me vendet fqinje në Europë dhe kudo nëpër botë.
Ay, kolos i përmasave të mëdha strategjike ishte gjithashtu, nismëtar për formimin e celulave të para të rezistencës ushtarake që nga fillim vitet 50-ta; kujtojmë sulmet mbi shovinistët greko-jugosllavë në vitet 1949 –madje gjer në vitet 60-ta, kujtojmë operacionin, “Shpërthimi” në vitet 80-ta, dhe të komandantit të LANÇ-re, strategut ushtarak politik dhe diplomatik për ribashkimin e territoreve shqiptare , prandaj krejt qe e natyrshme po aq sa DIELLI që, Enver Hoxha ishte themelues i UÇK-së, prandaj me krenari të ligjshme si shqiptar me orientim enverian,
PROPOZOJ :
NGA SHTETI SHQIPTAR,-SHQIPËRIA ETNIKE, BACË ENVERI YNË DUHET TË SHPALLET KOMANDANT NDERI I UÇK-së!
LAVDI JETËS DHE VEPRËS SË ENVER HOXHËS!
LAVDI PPSH-së!
LAVDI DËSHMORËVE TË ATDHEUT!
11 Prill, 2015